Personat juridikë, tregtarët individë, artizanët dhe personat që kryejnë profesione të lira duhet të paraqesin të ardhurat vjetore për të ardhurat e realizuara bruto, kontribute të paguara dhe neto pagesa të përgjithshme.
Edhe katër ditë u mbeten kompanive që të dorëzojnë raportet vjetore deri te DAP-i, për të ardhurat që i kanë paguar për individë në vitin 2010.
Personat juridikë, tregtarët individë, artizanët dhe personat që kryejnë profesione të lira duhet të paraqesin të ardhurat vjetore për të ardhurat e realizuara bruto, kontribute të paguara dhe neto pagesa të përgjithshme.
Ndërsa kompanitë që bëjnë blerjen e produkteve bujqësore dhe në bazë të asaj kanë paguar të ardhura ndaj personave fizik, janë të obliguar të paraqesin në DAP raport vjetor për të ardhura të paguara gjatë blerjes së prodhimeve bujqësore.
Kompanitë duhet të lëshojnë një kopje të llogaritjes së akontacionit të tatimit personal, kontributet e paguara dhe të dhënat kumulative pas kalimit të vitit për akontacionin e përgjithshëm. Ato kompani që deri më 15- shkurt nuk do të paraqesin raporte vjetore do të ndëshkohen. Deri dje janë paraqitur 19.804 raporte vjetore, pritet që në ditët e ardhshme ky numër të arrin në 40 mijë.