E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Filmi me titull “Largimi” bazohet në skenarin me të njëjtin emër të shfaqjes - premiera e së cilës u mbajt në vitin 2008. Ky është filmi i parë i Havelit në 20 vjet.
Vaclav Havel vjen me “Largimin”







Gregory Feifer

Ish-presidenti çek, Vaclav Havel, pritet të shfaqë filmin e parë të tij muajin e ardhshëm, që është reralizimi më i ri i skenaristit dhe ish-disidentit, i cili i priu Revolucionit të Kadifenjtë, që e rrëzoi komunizmin në Çeki, në vitin 1989.

Filmi me titull “Largimi” bazohet në skenarin me të njëjtin emër të shfaqjes - premiera e së cilës u mbajt në vitin 2008. Ky është filmi i parë i Havelit në 20 vjet.

Filmi bën fjalë për një ish-kancelar të një vendi të paemëruar, i cili përballet me humbjen e fuqisë pasi të largohet nga posti. Protagonisti rrezikon të humbë vilën e tij nëse nuk i jep mbështetje publike trashëgimtarit të vet.

Megjithëse emri i protagonistit, Vlastik Klein, tingëllon shumë ngjashëm me emrin e pasardhësit të Havelit, Vaclav Klaus, autori këmbëngul se filmi nuk është autobiografi.

Havel i tha Radios Evropa e Lirë se “Largimi” është film që ka të bëjë me jetën e një politikani në pushtet.

“Unë desha që një çështje e përgjithshme, ajo e ndryshimit dhe largimit, të ndjehet në nëntekstin e skenarit dhe filmit. Ndryshimi është i vazhdueshëm, njerëzit gjithmonë largohen”.

“Ndryshimet janë pjesë e jetës. Protragonisti im nuk mund t’i durojë ndryshimet. Ai reagon në mënyrën më të keqe të mundshme. Është një temë e përgjithshme, e cila nuk dokumenton asnjë person në veçanti apo akt të veçantë të largimit”, thotë Havel.

Ish-presidenti i Çekisë kishte filluar ta shkruajë skenarin në vitin 1988, përpara se të vihet në krye të Revolucionit të Kadifenjtë. Pas kaq vitesh, mos vallë ka ndryshuar diçka?

“Nuk ka ndryshuar shumë nga ideja fillestare, e cila më lindi 22 vjet më parë. Unë e kam pasuruar vetëm me disa detaje nga përvoja ime e mëvonshme. Për shembull, çështja e ndarjes së pasurisë në atë personale dhe të përfituar nga qeveria”.

“Kjo ishte një lloj procedure, nëpër të cilën kalova kur isha në Kështjellën e Pragës, teksa po largohesha nga presidenca. I kam përdorur këto përvoja të vogla, megjithëse tema kryesore është e mëhershme”, thotë Vaclav Havel.

Ai pohon se teatri i absurdit i përshtatet shumë mirë diskutimit të devijimeve shoqërore në kohën e komunizmit. Por, a është ai aq i rëndësishëm edhe në kohën e sotme?

“Kur flas për veten, jam pozitivisht i befasuar nga fakti se veprat e mia ende po shfaqen. ǒështë më e rëndësishmja, ato ende kanë diçka për t’i thënë publikut të sotëm, sidomos të rinjve, të cilët kënaqen me shfaqjet e mia”.

“Kjo ka qenë ajo që më së shumti kam shpresuar, që shfaqjet të mos jenë vetëm produkt i një epoke”, thotë Vaclav Havel. (v.p.)

Publikuar: 11.02.2011 | 13:53
Lexuar: 580 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime