E martë, 2.09.2014
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Me tekstin dhe videoklipin e këngës më të fundit, me titullin pikant “A ma jep”, Emmy nuk mund të kalonte pa u vënë re... Me një trup për t’u pasur zili, tipare të përsosura dhe krejtësisht e çliruar nga komplekset...
Emmy: Djalin e Ardit Gjebresė e kam vetėm shok
















Nga Fjoralba Shahaj

Me tekstin dhe videoklipin e këngës më të fundit, me titullin pikant “A ma jep”, Emmy nuk mund të kalonte pa u vënë re... Me një trup për t’u pasur zili, tipare të përsosura dhe krejtësisht e çliruar nga komplekset, Emmy herë pas here i surprizon fansat edhe me foto të nxehta që realizon. Në intervistën për “Standard”, ajo tregon për pamjen e saj super të kuruar, ku edhe na sqaron se fjalët që dolën për një ndërhyrje kirurgjikale me qëllim që të frynte buzët, janë vetëm thashetheme. E pyetur më tej se a do të bëhej fjalë për thashetheme nëse aludojmë se mes saj dhe djalit të showman-it të njohur, Ardit Gjebrea, Jonit (i cili studion në Vjenë) ekziston ndonjë romancë, Emmy përgjigjet thjesht: “Unë jam singëll, Jonin e kam vetëm shok”.

Gjithsesi, kjo tymnajë ka marrë shkas nga komunikimi i tyre virtual përmes Facebookut, ku të dy jo vetëm i dhurojnë njëri-tjetrit puthje, por edhe zemra, mesazhe të ngrohta e intime etj., gjë që do të çonte gjithsecilin në dyshimin se dyshja nuk janë vetëm shokë... Megjithatë, ç’nuk ndodh, po të kujtojmë se edhe rreth dy vite më parë, për Emmyn u fol se kishte një histori dashurie me këngëtarin që jeton në Zvicër, Valton Krasniqi, gjë që përherë bukuroshja e ka mohuar. Me sa duket, këngëtarja seksi është e destinuar të ndiqet nga thashethemet...

Emmy, a po punon për ndonjë këngë ose klip tjetër sensual si ai i këngës “A ma jep”?

Jam duke punuar për këngë të reja dhe shumë shpejt do dalë në treg edhe kripi i ri, gjithashtu sensual, por njëkohësisht shumë ndryshe, pra jo njëlloj si kënga “A ma jep”. Edhe unë do jem ndryshe, për të surprizuar fansat.

Herën e fundit që jemi takuar, na ke treguar që ke pasur në plan edhe bashkëpunime? Sërish me Florin, me siguri...

Po, është e vërtetë, do kem edhe një bashkëpunim surprizë, që për momentin është më mirë të mos e zbuloj. Siç e thashë edhe më lart, jam duke punuar disa këngë të reja në studio, normalisht që do të ketë edhe bashkëpunim me kompozitorin Flori Mumajesi.

Nga të gjitha këngët, cila mendon se të ka bërë më të famshme?

Kësaj pyetjeje nuk mund t’i përgjigjem unë, do të ishte më mirë ta thoshte fjalën e tij publiku. Unë besoj që çdo këngë të re që një artist nxjerr në tregun muzikor, e bën akoma më prezentë atë të publiku, por edhe më të njohura. Pra, sa më shumë ta pasurosh repertorin, aq më mirë është.

Kur ecën rrugës, kemi parë që njerëzit kthejnë kokën pas për të të ndjekur me sy. Si mendon, të shohin sepse je një vajzë e bukur apo sepse të njohin nga ekrani?

Hahha, nuk besoj asnjërën nga të dyja. (Qesh).

Mes shumë femrave të pashme të ekraneve shqiptare, si do ta rendisje veten, në ç’pozicion?

Nuk mund të flas, publiku ka preferencat e veta dhe ata dinë si të pozicionojnë këngëtaret. Nëse kjo që thoni ju, se unë jam një ndër ato, mua më bëhet qejfi.

Emmy, ka pasur zëra se ti ke bërë një ndërhyrje për të fryrë buzët. Sa të vërteta janë këto thashetheme, pasi në fakt, buzët e tua tashmë duken shumë më mishtore apo është efekt i make-up?

Dua të sqaroj se nuk kam bërë asnjë ndërhyrje te buzët.

Forma trupore vijon të mbetet perfekte. A ushtrohesh më në basketboll?

Në fakt, kam shumë qejf të ushtrohem në basketboll, por angazhimet e shumta që kam nga njëra anë me muzikën, këngët e reja në studio, koncertet, videoklipet etj; si dhe shkolla nga ana tjetër, nuk më lënë shumë hapësirë për të luajtur basketboll. Megjithatë, unë kam një metabolizëm të tillë që mund t’i ruaj këto linja trupore pa iu nënshtruar dietave ekstreme.

Emmy


Po flokët biondë ishin një eksperiment, apo e kishe fiksim të ndryshojë njëherë? Në fakt, neve na pëlqen më shumë brune...

Mua më pëlqejnë ndryshimet e herëpashershme në look, ndaj i kam bërë flokët që nga e zeza, tek e kuqja, çokollatë, e deri në bionde. Megjithatë, për momentin jam kthyer në brune, siç më pëlqejnë më shumë mua dhe juve gjithashtu...

Si po ecën miqësia me këngëtaret bashkëmoshatare, siç është Ronela me të cilën shkoni shumë mirë. Nuk jeni zënë ndonjëherë me njëra-tjetrën siç zihen femrat në përgjithësi?[/b]

Unë kam marrëdhënie të mira me të gjitha koleget dhe deri tani nuk më ka ndodhur asnjë konflikt dhe uroj të mos më ndodhë ndonjë i tillë.

Në kaq kohë në muzikë sa ke ti, çfarë ke konstatuar, që me koncertet e mbrëmjet muzikore mund të fitosh mirë para? A bëhesh e pasur me muzikën?

Unë e kam thënë që muzikën e kam pasion dhe e dua jashtëzakonisht shumë. Unë nga kjo punë, nëse mund ta quaj punë, fitoj pak më tepër sesa shpenzoj për të, por jo aq sa të konsiderohem e pasur ose milionere për shkak të muzikës!

Dhe ëmbëlsira për në fund. A je ende singëll Emmy? Nëse po, si ka mundësi për një vajzë kaq të bukur sa ti, që duhet të ketë qindra kërkesa? A mos vallë po pret Princin e Kaltër?

Po, jam singëll dhe ky status është kështu ngaqë e kam zgjedhur vetë. Për momentin dua t’i përkushtohem maksimalisht muzikës dhe shkollës dhe për më tepër, nuk kam edhe aq kohë të lirë...

Kemi parë ca muhabete me Jon Gjebrean në Fb... Mos ka ndonjë gjë mes jush?

Jonin e kam shumë shok të mirë dhe pavarësisht atyre që ju keni parë, mes nesh nuk ka asgjë më tepër se miqësia. Siç ju thashë edhe më sipër, jam singëll!

Publikuar: 12.02.2011 | 10:06
Lexuar: 2454 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime