Gruevski, ka kritikuar ashpër edhe kryetarin e DR-së Imer Selami, duke e akuzuar për përhapje të urrejtjes fetare dhe nacionale.
Njëkohësisht u bëj thirje disa politikanëve të caktuar që të mos e shfrytëzojnë rastin që të mbledhin vota, duke përhapur urrejtje fetare dhe etnike të tipit të Imer Selmanit.
Nikolla Greuvksi për rastin në Kala të Shkupit, kërcënon subjektet politike shqiptare, BDI-në dhe DR-në, gjegjësisht kryetarin e saj Imer Selmani. Me këtë rast ai ka theksuar se si kryeministër i vendit nuk do të lejoj që dikush për qëllim të përfitimeve të pikëve politike të krijoj tensione mes njerëzve dhe të rrënojë objekte të cilat sipas tij janë trashëgimi kulturore. Gruevski madje u ka bërë thirrje institucioneve përkatëse që ta zbardhin rastin dhe fajtorët ti nxjerrin para drejtësisë.
Si politikan dhe si kryeministër nuk do të lejoj që disa palë të interesuara, ngjarjet e këtilla ti shfrytëzojnë për qëllime të tyre personale dhe politike apo nga ana tjetër ti shndërrojnë në interesa personale dhe politike dhe të krijojnë tensione mes njerëzve. As që do të lejoj që dikush të pengoj apo të rrënoj objekte të cilat janë trashëgimi kulturore dhe trashëgimi e mbrojtur kulturore në Republikën e Maqedonisë. Në këtë aspekt mendoj se institucionet duhet ta kryejnë punën e tyre, secila në bazë të kompetencave të saja, deklaroi Nikolla Gruevski, kryeministër i Maqeodnisë.
Gruevski, ka kritikuar ashpër edhe kryetarin e DR-së Imer Selami, duke e akuzuar për përhapje të urrejtjes fetare dhe nacionale.
Njëkohësisht u bëj thirje disa politikanëve të caktuar që të mos e shfrytëzojnë rastin që të mbledhin vota, duke përhapur urrejtje fetare dhe etnike të tipit të Imer Selmanit. U bëj thirrje që me mirëkuptim dhe me dialog që ta zgjidhen punët. Ne veç kemi komunikim me partnerët tanë të koalicionit dhe jam i sigurt se edhe ky problem do të tejkalohet me bisedime dhe dialog, tha Gruevski.
Kundërpërgjigjen nga partia e Selmanit, duke theksuar se në deklaratën e Gruevskit, qartë kuptohet se ai dhe qeveria e tij qëndrojnë prapa projekteve të cilat nxisin urrejtje fetare dhe etnike ne vend siç janë shumë projektet si: Shkupit 2014, Enciklopedia dhe së fundmi kisha në Kalanë e Shkupit.
Porosisim që mos mundohet të kërkoje fajtorë për situatën e krijuar te askush tjetër por te vetvetja dhe qeveria e tij. Historia mijëvjeçare e këtij vendi të përbashkët nuk mund të ndërrohet ne shekullin e 21 me enciklopedia, përmendore dhe kisha te maskuara në muze. Aq me pak kur në të kaluarën e afërt në Ballkan projekte të ngjashme kanë mbaruar shumë keq për vetë autorët, thuhet në reagimin e DR-së.
Ndërkohë PDSH-ja, fajin për incidentin në Kala e sheh tek subjekti politik shqiptarë pjesëmarrës në Qeveri.
Ky është një manipulim skandaloz i Ali Ahmetit dhe tajfës së tij, nëpërmjet asaj se, kinse reagojnë për mbrojtjen e interesave të myslimanëve. Ju lutem, ata kur shkurtohet në mënyrë të pa mëshirshme përdorimi I gjuhës shqipe nuk bëjnë asnjëfarë reagimi. Krejt kjo është një manipulim, dhe porosia ime për të gjithë është , gabimisht është renditja nuk mbrohet në Maqedoni myslimanizmi në këtë formë. Myslimanizmi në Maqedoni mbrohet duke mbrojtur shqiptarizmin, deklaroi Menduh Thaçi, kryetarë I PDSH-së.
Ndërkohë nga BDI-ja nuk iu kundërpërgjigjen Gruevskit, por Menduh Thaçit dhe atë duke e pyetur publikisht, se a do të ketë ndonjëherë qëndrim konzistent lidhur me ndonjë çështje?.
Ditë më parë anëtari i kryesisë së kësaj partie doli në Kalanë e Shkupit të kërkon ndërprerjen e ndërtimit të kishës, e tani zoti Thaçi flet për ndonjë ndërrim tezash dhe se ndërprerja e ndërtimit të objektit fetar në Kalanë e Shkupit, nuk paska të bëjë asgjë me historinë, traditën dhe kulturën e shqiptarëve në këto troje dhe me atë që ne e quajmë reflektim i realitetit multietnik dhe multikonfesional të këtij vendi, por paska të bëjë vetëm me të drejtat fetare për të cilat shqiptarët asnjëherë nuk paskan pas problem, thuhet në reagimin e BDI-së drejtuar kreut të PDSH-së, Menduh Thaçi.
Ka reaguar edhe BDK-ja e Shaqirit duke e vlerësuar të drejtë reagimin e qytetarëve në mbrëmjen e dhjetë shkurtit, për pengimin e punimeve për ndërtimin e kishës ortodokse maqedonase në kala.
Ne si BDK, kërkojmë që MPB të mos provokoj edhe më shumë duke u marr me kërkimin e qytetarëve që kanë shprehur pakënaqësinë me ndërtimin e një objekti të tillë, punimet për ndërtimin e të cilit po zhvilloheshin në mënyrë tinëzare gjatë natës, por me ata që nxisin provokime dhe tensione të marrëdhënieve ndëretnike dhe ndërfetare, thuhet në reagimin e BDK-së.
Ndryshe edhe sot mbeti enigmë, se kush i solli punëtorët ndërtimor nga Manastiri dhe kush u dha urdhër për të vazhduar punimet në Kala, me çka edhe u thye marrëveshja mes VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së. Në këtë drejtim i pa kapshëm për mediat mbeti edhe Pasko Kuzman. Gjithashtu nuk dihet nëse Partia e Ahmetit do të kërkojë shkarkimin e Kuzmanit nga posti që ka në Drejtorinë për trashëgimi kulturore. Të enjten zyrtarë të lartë të Bashkimit Demokratik për Integrim, në mesin e të cilëve edhe kryetari i Komunës së Çairit Izet Mexhiti, ministri i Shëndetësisë Bujar Osmani, zv/ministri i Brendshëm Xhevat Buçi dhe deputeti Nazif Bushi, kishin marrë pjesë në rrënimin e Kishës në Kala.
Bedri Rexhallari, Alsat-M