Kreu i AKR-së tha se në këtë takim nuk është biseduar për çështjen e presidentit të ardhshëm të Kosovës, të cilin e synon kaherë. Sipas tij, me liderin e PDK-së kanë biseduar për çështje të tjera, që kanë të bëjnë me formimin e një qeverie stabile dhe funksionale.
Ishte vetëm një takim i radhës. Kemi pasur takime të tjera dhe do të takohemi edhe nesër, ka thënë Behxhet Pacolli, lideri i AKR-s-, për mediat duke dal nga ndërtesa e Qeverisë, ku për dy orë ka biseduar me kryeministrin në largim Hashim Thaçi për koalicion qeverisës.
Pacolli nuk ka thënë nëse do të tërhiqet, ose jo nga këmbëngulja për të marrë postin e presidentit. Ai ka thënë se me rëndësi është fushëveprimi për të dhe partinë e tij. Megjithatë ai ka theksuar se nuk sheh arsye që të mos jetë president i Kosovës, madje përmendi se ka raporte të mira edhe me ndërkombëtarët.
Kreu i AKR-së tha se në këtë takim nuk është biseduar për çështjen e presidentit të ardhshëm të Kosovës, të cilin e synon kaherë. Sipas tij, me liderin e PDK-së kanë biseduar për çështje të tjera, që kanë të bëjnë me formimin e një qeverie stabile dhe funksionale.
Pacolli nuk është përgjigjur nëse do të jetë, ose jo president i Kosovës. Pacolli tha se nuk ka marr fund gjithçka sa i përket koalicionit PDK-AKR dhe bëri të ditur se negociatat për ndarjen e posteve do të qartësohet ditëve në vijim.
Në ndërkohë, AKR-ja nëpërmjet një komunikate ka njoftuar se në kuadër të bisedimeve për koalicionin e mundshëm në mes të Koalicionit për Kosovë të Re dhe Partisë Demokratike të Kosovë, sot u mbajt takimi i dytë i radhës në mes të përfaqësuesve të dy subjekteve politike lidhur me mundësinë e bashkëqeverisjes.
Sipas komunikatës, Koalicioni për Kosovë të Re i kryesuar nga lideri Behgjet Pacolli, prezantoi ofertën e tij e cila përmban:
1. Kërkesat legjitime për zbatimin e programit të promovuar gjatë fushatës elektorale. Për të zbatuar këtë program u kërkua hapësira e duhur për të realizuar ndryshimet e domosdoshme për një qeverisje të mirë, zhvillim të qëndrueshëm dhe përmirësim të imazhit të Kosovës.
2. Respektin e ndërsjellë në mes të partnerëve të koalicionit qeverisës i bazuar në programin dhe objektivat e përbashkëta të cilat garantojnë sukses dhe stabilitet në qeverisje.
3. Njerëz kredibil dhe kompetent si bartës të funksioneve ekzekutive në dikasterët e Qeverisë.
Gjatë takimit të sotëm nuk ka pasur diskutim për ndarjen e dikastereve apo funksioneve qeverisëse.
Konsiderojmë se takimet e radhës në mes të Koalicionit për Kosovë të Re dhe PDK-së, do të zhvillohen në ditët në vazhdim, thuhet në komunikatë.
Deri para këtij takimi PDK-ja i ka ofruar liderit të AKR-së, Behgjet Pacolli, dy funksione në Ekzekutiv për ti ushtruar njëherësh : postin e zëvendëskryeministrit dhe të ministrit të Jashtëm në këmbim të postit të presidentit. Pos kësaj, për AKR-në, Thaçi ka ofruar edhe tri ministri dhe pozitën e kreut të Kuvendit. Mirëpo, zyrtarët e AKR-së e kanë hedhur poshtë menjëherë këtë ofertë.