Kryetari i Komunës së Sarajit Blerim Bexheti, duke rëfyer për projektin në fjalë u shpreh se kjo ka qenë një nevojë e domosdoshme ku me të cilën do të kemi një ambient më të pastër ekologjikë gjith ashtu do të ketë edhe efektin e zhvillimit ekonomik.
Sot në mënyrë solemne në Komunën e Sarjit është vënduar gurthemeli i kolektorit për pastrimin e e ujërave fekal për vendbanimet Gullmovë, Shishovë dhe zona ekonomike Saraj.
Ky projektë kap vleren reth 800 mijë euro dhe do të realizohet për një periudhë dy vjeçare, dhe ishte si nevojë pas instalimit të strukturës së kanalizmit fekal në tre vendbanime si Gullmovë, Shishovë dhe Gërcec.
Kryetari i Komunës së Sarajit Blerim Bexheti, duke rëfyer për projektin në fjalë u shpreh se kjo ka qenë një nevojë e domosdoshme ku me të cilën do të kemi një ambient më të pastër ekologjikë gjith ashtu do të ketë edhe efektin e zhvillimit ekonomik.
Tani jemi në fazën përfundimtare ku janë duke u realizuar kanlizimet fekale në fshatin Shishovë, Gullmovë dhe Gërcec, dhe kjo ishte një domosdoshmëri e pashmangshme që të realizohet, stacioni filtrues.
Për zhvillimin e resurseve që ka Komuna e Sarjit ka për obligim që të krijojë kushte si për mbrojtjen e ambientit ekologjik dhe atë ekonomikë, kur dihet fakti se e kemi qendrën rekretarive Saraj dhe Liqenin Treska.
Këtë projektë e kemi realizuar falë bashkpunimit të mirë të Ministrit të Ekologjisë Nexhati Jakupit dhe qeverisë së Maqedonisë, ku nuk do jetë bashkëpunimi i fundit shpresojmë se do të realizojmë edhe projekte tjera të sfera të ndryshme.
Ministri i Ekologjisë Nexhati Jakupi tha se ky është projekti i parë që realizohet në territorin e Komunës, duke paralajmëruar edhe ndërtimin e katër kolektorëve tjerë si në Llokë, Krushopek Matkë dhe Shishovë. Ai mes tjerash tha se me këtë projekt nuk do të kemi më derdhjen e ujrave të zeza në Lumin Vardar.