E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Nga konfederata e punëdhënësve thonë se në rastin konkret duhet të rishqyrtohet kontrata mes porositësit dhe firmës ndërtimore dhe të vërtetohet nëse punëtorët ndërtimor duhet të punojnë edhe natën ose e gjithë kjo, është bërë në mënyrë të paligjshme.
Puna natėn nė Kala, shkelet ligji pėr marrėdhėnie pune










Më 26 janar mediat informuan për fillimin e ndërtimit të objektit në Kalanë e Shkupit. Për disa ai ishte muze, për të tjerët kishë. E gjithë kjo shkaktoi reagime të ashpra tek një pjesë e opinionit dhe më pas partnerët e koalicionit VMRO DPMNE dhe BDI njoftuan ndërprerjen e punimeve deri në qartësimin e situatës.

Këtë e deklaruan të nesërmen Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore Pasko Kuzman dhe zv/kryeministri Abdilaqim Ademi. Mirëpo, fatkeqësisht marrëveshja e tillë nuk u respektua. Të enjten në mbrëmje rreth 50 punëtorë të sjellë nga Manastiri punonin intensivisht në ndërtimin e objektit.

Të revoltuar nga akti i tillë, një grup i qytetarëve të kryesuar nga funksionar të lartë të BDI-së, ministra dhe deputetë, penguan në këtë tentativë. Nga ana tjetër, një pjesë e punëdhënësve me të cilët kontaktoi televizioni Alsat M thonë se ndërtimi natën pa sigurimin e mjaftueshëm të ndriçimit dhe kushteve minimale të punës është shembull eklatant se si firma të caktuara nuk duhet të lejohen që të turpërojnë në këtë mënyrë profesionin e tyre.

Nga konfederata e punëdhënësve thonë se në rastin konkret duhet të rishqyrtohet kontrata mes porositësit dhe firmës ndërtimore dhe të vërtetohet nëse punëtorët ndërtimor duhet të punojnë edhe natën ose e gjithë kjo, është bërë në mënyrë të paligjshme.

“Në këtë rast për të cilin konkretisht më pyetni, atje pamë çdo gjë përpos respektimit të ligjit të sigurisë dhe të shëndetit gjatë punës, rregulloren për kantiere mobile, ligjin për marrëdhëniet e punës. Ishin të përziera edhe kompetencat. Këtu kishte punë për inspektoratin shtetëror të punës, përkatësisht sigurinë dhe shëndetin gjatë punës, po ashtu inspektorati shtetëror i punës për marrëdhënie të punës. Kompetenca të përziera, por punëdhënësit duhet të marrin shembullin e pastër se si duhet konkretisht ta respektojnë ligjin për sigurinë dhe shëndetin gjatë punës”, deklaroi Mile Boshkovski, Konfederata e punëdhënësve.

Ndërkaq, në ligjin për siguri gjatë punës thuhet se “Punëdhënësi ka obligim që t’i siguroj të gjitha kushtet me të cilët punëtorët e tij do të ndihen të sigurt teksa punojnë, për orët e punës gjatë natës duhet të marrin mëditje përkatëse”. Po ashtu sipas nenit 23 të ligjit thuhet gjithashtu se: “Zbatuesi i objekteve ndërtimore para se të filloj ndërtimin duhet të informojnë inspektoratin e punës për vendin dhe kohën ku ndërtohet”.

Në ligj thuhet se nëse nuk paraqitet ndonjë rrezik i paevitueshëm sikurse ai që iu ndodhi punëtorëve që ndërtonin kishën, punëdhënësi është dashur t’iu jap udhëzime për ndërprerjen e punës dhe për lëshim të shpejtë të vendit të punës, si dhe evakuimin në vend të sigurt. Mirëpo, sipas rastit konkret, në natën kur ndodhi incidenti, ndodhi pikërisht e kundërta. Të gjitha portat në kalanë e Shkupit atë natë ishin të mbyllura. (alsat-m)

Publikuar: 13.02.2011 | 20:06
Lexuar: 507 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime