Pë rreth 72 për qind të të anketuarve kjo ditë ka domethënie të veçantë, ndërsa 48 për qind prej tyre planifikojnë të blejnë dhuratë me këtë rast. Burrat, rreth 55 për qind, planifikojnë të dhurojnë më shumë, njëjtë si edhe vitin e kaluar.
Dita e sotme e të dashuruarve ekonomisë vjeneze i sjell përfitim të madh, e cila sipas anketës së Odës ekonomike të Vjenës, arrin rreth 22 milionë euro.
Pë rreth 72 për qind të të anketuarve kjo ditë ka domethënie të veçantë, ndërsa 48 për qind prej tyre planifikojnë të blejnë dhuratë me këtë rast. Burrat, rreth 55 për qind, planifikojnë të dhurojnë më shumë, njëjtë si edhe vitin e kaluar.
Gjithsej 42 për qind e grave kanë deklaruar se do të blejnë dhuratë për personin e dashur.
Nga dhuratat sikur edhe vitin e kaluar në rend të parë është lulja, pas së cilës pason çokollata dhe gjëra të tjera të ëmbla. Gjithnjë e më interesante janë biletat për ndonjë ngjarje, parfumet apo vauçerët.
Vitin e kaluar burrat për dhurata mesatarisht kanë shpenzuar nga 37 euro, ndërsa gratë 29 euro. Sivjet burrat planifikojnë të shpenzojnë mesatarisht 34, ndërsa gratë 32 euro.