Gjithashtu, si pagues të të ardhurave, firmat më së voni deri më 15 shkurt 2011 personave fizik të cilëve u kanë paguar të ardhura në vitin 2010 në mënyrë të obligueshme duhet t'u japin një kopje nga llogaritja e akontacionit të tatimit personal, kontributet e paguara dhe të dhënat kumulative pas kalimit të vitit për akontacionin e përgjithshëm.
Firmat më së voni deri nesër mund t'i dorëzojnë raportet vjetore deri te Drejtoria për të Ardhura Publike, për të ardhurat që i kanë paguar për individë në vitin 2010.
Personat juridikë, tregtarët individë, artizanët dhe personat që kryejnë profesione të lira duhet të paraqesin raport vjetor për të ardhurat e realizuara bruto, tatimin e paguar kontribute të paguara dhe neto pagesa të përgjithshme, ndërsa kompanitë që bëjnë blerjen e produkteve bujqësore dhe në bazë të asaj në vitin 2010 kanë paguar të ardhura ndaj personave fizik, janë të obliguar të paraqesin në DAP raport vjetor për të ardhura të paguara gjatë blerjes së prodhimeve bujqësore, njofton DAP.
Gjithashtu, si pagues të të ardhurave, firmat më së voni deri më 15 shkurt 2011 personave fizik të cilëve u kanë paguar të ardhura në vitin 2010 në mënyrë të obligueshme duhet t'u japin një kopje nga llogaritja e akontacionit të tatimit personal, kontributet e paguara dhe të dhënat kumulative pas kalimit të vitit për akontacionin e përgjithshëm.
Për mosdorëzimin e raportit në kohë gjegjësisht mosdorëzimin e raportit si dhe për mosdhënien e kopjes nga llogaritja e personave fizikë janë paraparë gjoba.
Deri në DAP deri në fund të javës së kaluar janë paraqitur 19.804 raporte vjetore, pritet ky numër të arrijë mbi 40 mijë. Për këto arsye, ndërsa me qëllim që obligacionet tatimore ta ruajnë afatin ligjor dhe në kohë ta plotsojnë obligimin e tyre, të gjitha sportelet e DAP-it në mbarë vendin sot dhe nesër do të punojnë me orar të vazhduar pune deri në orën 20.