Incidenti i parë ndodhi gjatë investiturës së tij të parë. Atëbotë ishin ftuar më shumë se 20.000 persona në Kapitol, për të marrë pjesë në betimin e tij. Pasi përfundoi ceremonia, Andrew Jackson hipi në kalë për të përshkuar turmën e grumbulluar në Pennsylvania Street, e cila lidh Kapitolin me Shtëpinë Bardhë.
Kryetari i cili e ka shkatërruar dy herë Shtëpinë e Bardhë Andrew Jackson, kryetari i parë demokrat i SHBA-ve, ka jetuar tetë vjet në Shtëpinë e Bardhë.
Në Shtëpinë e Bardhë që nga janari i vitit 2009, Barack Obama dhe familja e tij po kujdesen shumë për ato pjesë të dëmtuara. Sepse kryetari i 44-të i SHBA-ve fillimisht kishte pirë duhan në kopsht para se ta ndërpriste në tërësi, ndërsa bashkëshortja e tij rrëfen se jo vetëm që kishte filluar të përkujdesej nga brenda për shtëpinë, por edhe nga jashtë.
Dëshmi e kësaj është edhe shndërrimi i një pjese të kopshtit për kultivim të perimeve. Por disa nga paraardhësit e kësaj familjeje nuk janë kujdesur dhe aq shumë për shtëpinë...
Incidenti i parë ndodhi gjatë investiturës së tij të parë. Atëbotë ishin ftuar më shumë se 20.000 persona në Kapitol, për të marrë pjesë në betimin e tij. Pasi përfundoi ceremonia, Andrew Jackson hipi në kalë për të përshkuar turmën e grumbulluar në Pennsylvania Street, e cila lidh Kapitolin me Shtëpinë Bardhë.
I rrëmbyer nga entuziazmi i momentit, kryetari i ri vendosi ditën e dyerve të hapura", duke lejuar gjithë popullin të hynte në banesën presidenciale. Mijëra persona pushtuan korridoret, vizituan dhomat, ecën sipër karrigeve e tavolinave. Disa nga ta madje edhe vodhën shumë porcelan dhe plaçkitën rezidencën e Damës së Parë.
Për të nxitur daljen e vizitorëve nga Shtëpia e Bardhë, u vendos fuçi me uiski në kopsht. U dëshmua si teknikë efikase, sepse pas disa minutash rezidenca u lirua nga pushtuesit.
Gjatë javëve në vijim, opozita kritikonte aq shumë këtë akt, sa që theksoi se gjatë pushtimit , Andrew Jackson iku nëpër dritare për tu fshehur në një hotel pak më larg.
Në vitin 1835, ose gjashtë vjet pas pushtimit, kryetari demokrat, atëherë pothuaj në gjysmën e mandatit e dytë, mori një dhuratë nga koloneli Thomas Meacham, një bujk ndërmarrës nga Sandy Creek, në Karolinën Veriore. E tërhequr nga 48 kuaj të dekoruar me ngjyrat e SHBA-ve, dhurata, një rrotë e madhe djathi, derdhur në qumështin e 150 lopëve me peshë 635 kilogramë, arriti në Shtëpinë e Bardhë.
I mahnitur, Andrew Jackson urdhëroi që djathi të vendosej në rezidencë në mënyrë që ai të vazhdonte fermentimin e të shijohej më 22 shkurt 1836, në përvjetorin e vdekjes së George Washingtonit. Dy ditë para komemoracionit, ai e njoftoi popullatën se djathin mund ta shijonte kush të donte.
Për këtë rast dhe për të shijuar djathin u tubuan më shumë se 10 000 persona në Pennsylvania Street. Disa gazeta lokale atëbotë shkruan se era e pështirë e djathit ndihej 800 metra larg.
Kësaj here publiku nuk pati qasje në Shtëpinë e Bardhë, por Martin Van Buren me siguri do ta kishte preferuar një plaçkitje tjetër.
Në të vërtetë, kryetarit të tetë të SHBA-ve iu desh që të luftonte gjatë kohë me kutërbimin e djathit, era e keqe e të cilit kishte hyrë nëpër çdo stof e kthinë të Shtëpisë së Bardhë.
Për këtë shkak, ai e mori detyrën e presidentit më 4 mars 1837, ose një vit pas shijimit të djathit. Disa tapiceri u desh të ribëhen e kështu të hiqej çdo gjurmë e kalimit të Andrew Jackson në Shtëpinë e Bardhë. (Zigonet)
Degradimet e padëshiruara në Rezidencë
Për historinë, Andrew Jackson, mbetet kryetari i 7-të i SHBA-ve. Duke e pasur këtë post gjatë dy mandateve, nga viti 1829 deri në vitin 1837, ai do të mbetet i njohur për faktin se ka qenë kryetari i parë demokrat, që ka hyrë në Shtëpinë e Bardhë.
Kjo kohë qëndrimi nga kryetarët e SHBA-ve, kujtohet gjithnjë si kohë me shumë degradime në Shtëpinë e Bardhë.