Dhimbja është mënyra me të cilën trupi tregon që diçka nuk është krejt në rregull. Përafërsisht e dini kur bëhet fjalë për dhimbje kalimtare, dhe kur është fjala për diçka më serioze.
Dhimbja është mënyra me të cilën trupi tregon që diçka nuk është krejt në rregull. Përafërsisht e dini kur bëhet fjalë për dhimbje kalimtare, dhe kur është fjala për diçka më serioze. Por kur është fjala për ndonjë dhimbje të papritur e cila është prezente më gjatë se zakonisht, apo vetëm duket ndryshe, e meriton vëmendjen tuaj. Disa nga gjendjet vijuese duhen të merren seriozisht dhe të kërkohet këshilla e mjekut.
Dhimbja në gjoks
Nëse pacientët e njohin mirë gjuhën subtile të zemrës, shumë prej tyre mund të shmangin shqetësimin e panevojshëm dhe koston. Studimet kanë zbuluar që femrat përjetojnë nivel më të gjerë të simptomave të sulmit në zemër sesa meshkujt. Ekzistojnë tre tregues të mirë që diçka nuk është në rregull, dhe ata mund të shfaqen tek të dy gjinitë. Ata janë dhimbja në gjoks e cila nuk kalon, shkurtimi i frymëmarrjes dhe çfarëdo lloj dhimbje në pjesën e sipërme të trupit e cila nuk është shfaqur deri tani. Nëse ndieni cilëndo prej këtyre simptomave, duheni ta telefononi mjekun apo ndihmën e shpejtë.
Dhimbja e rëndë e kokës
Ka gjasa që bëhet fjalë për migrenë. Por, nëse nuk përcillet me simptomat tjera të migrenës, dhimbja e papritur e fortë e kokës mund të sinjalizojë që bëhet fjalë për aneurizëm të trurit. Pëlcitja e aneurizmit mund të shkaktojë dëmtimin e trurit brenda disa minutash, prandaj duheni ta telefononi menjëherë ndihmën e shpejtë.