E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Gjatë tërë kohës së luftës së vitit 2001 për fat të mirë kanë qenë syçelur për gjithçka. Banorët e këtij fshati janë mirënjohës siç thonë se para se të ndaheshim nga ky fshat kryetari i Bashkësisë Vendore na falënderoi me një mesazh për opinion dhe atë gazetës "FAKTI" që është përkujdesur për ne. Besoj se hallet tona do t'i kuptojë opinioni i gjerë dhe sado pak se Piroku gjallëron drejt horizonteve të jetës shoqërore.
Piroku, fshati me traditė 70-vjeēare tė arsimit





Prof. Ismet Jonuzi-Krosi

Botuar më: 2003


Rrugës rajonale thuajse në mes të Tetovës e Gostavarit ty ku ndahet Pollogu i Poshtëm me atë të Epërmin rrëzë Malit Sharr shtrihet fshati Pirok, i cili daton që nga mesjeta e hershme e deri më sot. Ky fshat graviton në Komunën e Bogovinës, ka 5 këshilltarë komunal nga ky fshat të cilët në bashkëpunim me Bashkësinë Vendore i koordinojnë punët në interes të pirokasve, shtrihet në lartësi mbidetare prej 620 m, ka mbi 800 shtëpi e afër 4500 banorë, 9,2 km2, ka 916 ha sipërfaqe të përgjithshme agrare si; 709 ha tokë pjellore, 44 ha kullota dhe 163 ha. pyje.

Është karakteristike ngase Piroku i ka lidhjet rrugore nga katër anët në veri me Bogovinën në lindje me Zherovjanin që lidhet me magjistralen kryesore të projektit G-8 që mjerisht nuk kanë nyje e që ka mbetur siç thonë pirokasit "zorrë qore" që me ndërtimin e kësaj magjistrale në vitin 1994, në perëndim me Gradecin (Draodakum-qytet antik) si dhe në perëndim me Rakovecin lidhet me rrugën e hapur para do vitesh ku në rrafshnaltën mbi këtë fshat është vendi i quajtur Te Kisha, gjegjësisht Kulla e vjetër e Pirgosit që për të edhe sot e kësaj dite është e gjallë gojëdhëna e shkatërrimit të kësaj kishe dhe manastireve dhe kullave nga banorët e fshatit fqinj, ngase siç thuhet me të kthyer nga fshati Çegran për në Rakovec pat ndodhur rast i paparë udhëtarit ia dhunojnë e keqtrajtojnë mizorisht (gruan) për çka në shenjë hakmarrjeje rakovecasit e shkatërrojnë Kishën, manastiret dhe kullat thuajse deri në themele apo siç e përshkruan shkrimtari Abdylaziz Islami në veprën e tij "KRIMI NË TEMPULL" e që daton që nga antikiteti e paprekur fare e i është lënë kohës ta gllabëron si shumë monumente të tjera të trevës së Pollogut.

Ka të asfaltuara rrugët e fshatit që para tri dekadash, ndërsa ditëve të shtuna në këtë fshat funksionon dita e tregut që është bërë praktikë e fshatrave për rreth, ka shkollën fillore qendrore “SAMI FRASHËRI” ku mësimin e ndjekin mbi 600 nxënës e cila është ndërtuar në vitet 1963/1964, drejtor shkolle është Shaban Murati, por siç kuptuam nga kryetari Bashkësisë Vendore Samet Kurtishi se shkolla e vjetër e viteve të 1930 ka ekzistuar afër Xhamisë së sotme, ka lidhje telefonike tokësore që nga vitet e 1980 e këndej, ka xhaminë e cila është rindërtuar para viteve 1900 e që daton para shumë shekujsh. Në kuadër të Komunës së Bogovinës funksionon N.P.K “SHARR” e cila përkujdeset për shumë punë e ndër to ajo e mbledhjes së mbeturina të banorëve të këtij dhe fshatrave tjerë, por brengos fakti se ende nuk është zgjidhur çështja e deponisë edhe pse përkohësisht e kanë në fushat e Pirokut, ka Klubin e Futbollit “PIROK” i cili është ndër klubet e para shqiptare në rajonin e Pollogut, është themeluar që në vitin 1969 me iniciativë të aktivit të rinisë së fshatit dhe dashamirëve të futbollit.

Prof. Ismet Jonuzi-Krosi
Vite me radhë ka qenë ndër klubet më të mira dhe më të organizuara në LF të Tetovës, ka luajtur edhe në Ligën rajonale. Kur jemi tek KF “Piroku” gjithsesi se duhet përmendur legjendën e futbollit i cili aktualisht është aktiv në KF “Shkëndija” të Tetovës, e ky është Qatip Osmani-Qato. Por, Piroku gjithmonë ka qenë është dhe do të jetë vatër e talenteve të rinj të futbollit. Kur përmendet sporti i Pirokut patjetër duhet veçuar meritat e Besnik Murtatit i cili ka dhënë mund të madh në afirmimin e karatesë dhe atë në rrafshin kombëtar dhe ndërkombëtar.

Ka Shoqërinë Kulturore Artistike “QAHIL OSMANI” e themeluar 1976, por siç kuptojmë nga kryetari i saj mr.Sherif Memeti se kulmin e aktiviteteve e ka arritur në periudhën 1992-1996, ku kanë funksionuar disa seksione, gjithashtu në kuadër të seksionit të dramës në vitin 1981 është realizuar drama “BESA” në regji të arsimtarit Ejup Mahmuti e që është shfaqur në këto anë dhe është mirëpritur jashtëzakonisht mirë, por kjo nuk mjafton ngase sërish duhet aktivizuar këtë shoqëri e cila me aktivitetet e saj ka ndihmuar në ruajtjen e vlerave autoktone të traditës, folklorit e të ngjashme, pritet që së shpejti të riaktivizohet ngase kanë pushuar me aktivitet për shkak të situatës-luftës së këtyre viteve si në Kosovë edhe tek ne, por bëhen përpjekje të startohet një ditë e më parë.

Si çdo fshat edhe Piroku ka ambulancën e shëndetësisë ku punon mjeku Lulëzim Ibrahimi dhe tri motra medicinale. Uji për pije dhe amvisëri është instaluar në vitet e 1960-ës, ndërsa janë duke e riparuar rrjetin aktual dhe duke e zgjeruar, që për të Bashkësia Vendore ka hartuar projektin që kushton mbi 500 mijë euro që i kanë siguruar nga ministritë përkatëse ku edhe pirokasit participojnë me mbi 20% me mjete financiare. Projekti ka filluar të realizohet që nga viti 2002, deri më sot janë kryer dy fazat themelore ajo e ndërtimit të basenit dhe rregullimi i rrjetit primar që përfundoi vitin e kaluar, që këtë vit vazhdojnë me realizimin e rrjetit sekondar dhe të kyçjes në rrjetin e ri të ujit i cili ka mbi 20 litra në sekondë e që nuk mjafton për 800 shtëpitë e këtij fshati, ngase siç thotë i riu Xhemali Sulejmani se vetëm dekadën e fundit janë ndërtuar mbi 100 shtëpi të reja, ku duhet theksuar se në këtë fshat ka edhe të ardhur e që nga dita ditë vijnë si prej fshatrave të malësisë, nga Rakoveci dhe Sellca e Keqe edhe pse kemi rast që edhe shpërngulen si në të kaluarën disa familje në Turqi e disa në Tetovë e gjetiu, prandaj këshilli i Bashkësisë Vendor është duke përgatitur projekt ideor për gjetjen e burimeve të reja ngase ky ujë nuk mjafton për nevojat jetike të pirokasve.

Në rrafshin e elektrifikimit po ashtu kanë fjalë miradije për Komunën e Bogovinës, por ballafaqohen me mungesën e rrymës elektrike edhe pse kanë 7 trafostacione, nevojat dhe kërkesat e zhvillimit teknologjik kërkojnë investime të reja dhe se kanë shpresë se edhe këtë çështja do ta kalojnë në bashkëpunim me elektrodistribucionin.
Ka dy shoqata atë të gjuetarëve “GORICA” që vepron disa dekada dhe atë të bujqësisë ”PIROKU” që numëron mbi 50 anëtarë e që i motivon bujqit siç shprehet kryetari i saj Sabit Beqiri të jenë më aktiv e të ringjallet bujqësia ngase kemi mundësi ta zhvillojmë e ta kultivojmë ku vlen të përmendet se në këtë fshat kanë aktivizuar punktin për mbledhjen e panxharsheqerit që ka filluar në masë të madhe të kultivohet nga bujqit e këtij fshati. Ujin për ujitjen e tokës pjellore e sigurojnë nga rrjeti apo kanali i cili rrjedh prej fshatit Zdunjë e këtej, kurse pjesa e epërme e nga ujërat e kanalit që i mbledh ujërat e Malit Sharr që këtë kryetari i Bashkësisë Vendore Samet Kurtishi e trajton se ish-regjimi komunist ka bërë gjenocid ekologjik me mbledhjen e burimeve të Sharrit që ndikon negativisht në fushat e Pollogut të cilat janë mjaftë pjellore me rendimentet dhe kulturat e ndryshme që i kanë me bollëk edhe pse mungesa e ujit është evidente.

Piroku në rrafshin e gastronomisë njihet si fshat me traditë hotelierësh dhe atë në Vllahinë e dikurshme dhe të ish-Jugosllavisë edhe pse sot ka ende familje që më së shumti janë të përqendruar në Slloveni, Kroaci dhe Bosnjë e Hercegovinë, por kjo nuk do të thotë se mërgimi si dukuri sociale nuk është i pranishëm ngase kanë një numër simbolik nëpër shtete e ndryshme të Evropës Perëndimore e gjetiu të cilët me mjete financiare gjithmonë i kanë ndihmuar projektet në të mirë të pirokasve. Edhe në këtë fshat ka mbi 40% që marrin ndihma sociale.

PIROKU PREJ VITIT 1887/88 ME SHKOLLË FILLORE PRIVATE NË GJUHËN OSMANE

…Në qytetin e Tetovës si dhe në fshatrat, përveç shkollave fillore shtetërore, kishte dhe një numër të madh shkollash fillore private ose sabiane për djemë e vajza, të cilat, sipas të dhënave zyrtare osmane janë 27 e ndër to edhe Piroku; Në fshatin Pirok, shkollë fillore private e pranuar nga shteti në vitin 1887/88, me shpenzime vjetore 1.000 groshë .

Shkollën Fillore Qendrore “SAMI FRASHËRI” ku mësimin e ndjekin mbi 600 nxënës e cila është ndërtuar në vitet 1963/1964, drejtor shkolle është Shaban Murati, por siç kuptuam nga kryetari Bashkësisë Vendore Samet Kurtishi se shkolla e vjetër e viteve të 1930 ka ekzistuar afër xhamisë së sotme, ndërsa si mësues të parë nga treva e kujtojnë me pietet pishtarin e arsimit dhe Çështjes Kombëtare Xheladin Gjurën nga Shipkovica e Malësisë së Sharrit si dhe një numër të madh të mësuesve të Normales së Elbasani të viteve 1941/1945 që kanë hedhur farën e dijes. Vijimi i shkollimit për pirokasit është si gjithmonë në rend të parë që dëshmon edhe vijimi i shkollimit të nxënësve nëpër shkollat e ndryshme të mesme si dhe e studimeve universitare si në UT, EUJL e gjetiu.

Kur jemi tek rrafshi i arsimit pirokasit kanë edhe pishtarët e arsimit me të cilët mburren e ata janë: Vesel Qazimi, Hisen Ramadani, Refet Murtezani, Raman dhe Nuhi Besimi, Xhevat Besimi, Samedin Qazimi, Mujdin Memeti, Mujdin Osmani, Jusuf Tairi, Mevaip Ajdini, Mevaip Murati, Daut Izahiri HOXHA (i cili ka të botuar monografi për fshatin “PIROKU YN˔ që është për çdo lëvdatë), Jusuf Aliti, Ahmet Gafur Sabriu-arsimtar i pensionuar një ndër arsimtarët e parë, i cili pos që edukoi dhe arsimoi mbi 40 gjenerata, ky arsimtar i devotshëm si të gjithë të tjerët i ka djemt si Agim Sabriun ekonomist dhe Bujar Sabriun jurist i diplomuar, i cili mbi 10 vite punoi sekretar në shkollën e mesme të mjekësisë në Tetovë, kurse aktualisht është gjykatës në Gjykatën Themelore të Tetovës, Hashim Elezi, Izet Iljazi-veprimtar i kauzës kombëtare në Kroaci, që njihet në mbarë hapësirat shqiptare për kontributet e tij të jashtëzakonshme në rrafshin kombëtar në Kroaci edhe pse pjesa dërmuese e njohin si një ndër futbollistët e parë të Pirokut dhe të trevës së Pollogut.

Theks i veçantë i takon Abedin Dragoshit anëtar i Organizatës Ilegale Politike Kombëtare “BESA”, kurse rrugës së Abedin Dragoshit kanë ecur edhe pasardhësit e tij e me theks të veçantë dallohet veprimtari i kësaj familjeje Hasan Tahiri-DRAGOSHI, (duhet përmendur se nga kjo familje ka patur mjaft veprimtarë të kauzës kombëtare dhe se deri më sot nuk është përmendur fare se më 1912 Tahir Dragoshi, i cili ka vepruar 5 vite në SHBA dhe atë me urdhër të Mehmet Pashës nga Gradeci, por më 1912 është vrarë nga forcat pushtuese serbo-çetnike m’u në hyrje të Pirokut përkatësisht në atarin e fshatit të lashtë Dragosh. Por, habit fakti se pirokasit ende nuk kanë ndërmarrë asgjë për të ndriçuar këtë personalitet, i cili është flijuar në emër të kauzës sonë më saktë atëherë kur edhe u themelua shteti shqiptar siç i themi Shqipëria Londineze). Besoj se ky dhe shumë personalite të Dragoshëve të cilët kanë dhënë mjaft njerëz në rrafshin e arsimit siç janë; Mevaip Murati, Jusuf Tahiri, Mujdin Tahiri, Muhamet Tahiri i cili ka dhënë mësim në Malësinë e Sharrit më sakt në fshatin Bozovcë dhe se mburret se nxënës në atë botë e ka patur themeluesin e universitetit të Tetovës prof.dr. Fadil Sulejmanin e të tjerë nga ajo plejadë e vyeshme e të tjerë të të gjitha segmenteve do të zënë vendin e tyre në historikun e Pirokut. Pra Abedin dragoshi së bashku me Ilir Demën (Garip Ademi-sot pensionist) Ahmet Haxhihasani i cili ka punuar profesor në Gjimnazin e Tetovës, në rrafshin e shëndetësisë me nder e përkujtojnë mjekun e parë të këtyre anëve Zyrap Haxhihasanin si dhe shumë e shumë kuadro të reja të të gjitha segmenteve shkencore dhe fytyra eminente në rrjedhat shoqërore-politike sportive kulturore si ish-deputetin federativ të ish-Jugosllavisë dhe Maqedonisë Hisen Ramadani, ambasadorin e Maqedonisë në Slloveni Ilas Sabriu, Xhevahir Abdullai-këshilltar i Ministrit për Punë dhe Politikë Sociale, Enver Bexheti jurist-aktualisht Sekretar në UT, mr. Xhezahir Abdiu-Dragoshi-asistent në UT e shumë e shumë të tjerë.

Pirokasit mburrje kombëtare e kanë personalitetin e Nexhbedin Sezeri-BESIMIT, i cili ka qenë një ndër krerët e NDSH pas Luftës së Dytë Botërore, i cili si jurist i diplomuar kurrë nuk është pajtuar me njëmendësinë sllavo-komuniste dhe ka qenë i orientuar në frymën kombëtare që dëshmojnë përndjekjet dhe vuajtjet nëpër burgje dhe anashkalimi i sistemit të kaluar, por sot për nder të personalitetit të tij komisioni për emërime të rrugëve, shesheve dhe objekteve të ndryshme i cili ka kaluar edhe në Kuvendin Komunal të Bogovinës që emrin e këtij kombëtari “NEXHBEDIN BESIMI” ia kanë vënë rrugës frekuentuese në Pirok në shenjë nderimi dhe se ndjekin rrugën e tij të drejtë kombëtare.

Shkolla fillore e fshatit
Komisioni përkatës në dhjetor të 2002 në kudër të Këshillit të Komunës së Bogovinës për fshatin Pirok i ka miratuar këta emra për të emërtuar rrugët dhe sheshet si; SHESHI I MEJDANIT, SHESHI I TUBIMEVE, SHESHI I RINISË, Rrugët; SKËNDERBEU, 28 NËNTORI, ARBËRIA, DARDANIA, KONOPI, POLLOGU, SHARRI, TREGU, BURIMI, RRAFSHA E MADHE, SHKUPIT dhe e demokratit nacional NEXHBEDIN BESIMI. Të shpresojmë se kjo praktikë pozitive e dëshmive dhe vlerave tona kombëtare do të marrë të mbarën në tërë hapësirat shqiptare në Maqedoni. Por, emërtimet e lartpërmendura janë të natyrës së dokumentuar ndërsa vendemërtimet popullore janë evidente në shprehjet e tyre të përditshmërisë si; vendemërtimet në kodër-mal; Rrafsha e Madhe, Rrafsha e Vogël, Shollëni, Guri i Shipes, Zabeli, Përroi i Ramës, Te Kisha, Ku del Ujti, Te Kulla, Te Vneshtat, Te Letheja e Epërme, Te Guri i Ajvazit, Bafçe e Begut, Stërmeci(rrëpina) etj. ndërsa ato në fshat janë; Te Lisi i Mujdinit, Te Zbiralla, Te Jasejkat e Vjetave, Udha e Konopecit, Vorri i Spahisë, Udha e Sali Nuzës etj. si dhe ato në fusha; Lisi i Thatë, Llëngi, Falishi,Nishishincë, Slloxhe, Midis Udhave, Ndër Livadhe, Çimollat, Karaxhicat, Axhemka, Prekoveci, Vorri i Sejdës e shumë e shumë vendemërtime të vogla që ruhen më xhelozi nga pirokasit. Si në të gjitha lokalitetet tona edhe ky fshat ende i ruan emrat e familjeve e ato janë; Pajre (thuhet se kjo familje është më e lashta që e ruan emrin e familjes PIRE nga emri i vet fshatit PIRGOS), Kole ( nga emri KOLË), Shkrapi, Gjerollar, UKÇE ( nga emri UKË ), Hoxha, Ashikallar, Vidushe, Balltollar si dhe Dragosh (ky emër familjeje daton herët që para ardhjes së sunduesve otoman, pra mban emrin e fshatit DRAGOSH që është shtrirë pranë Pirokut diku në lindje) etj.

Rininia e fshatit, edhe pse me përgatitje adekuate arsimore si me të mesme dhe pjesa dërmuese me arsimim të lartë, nuk janë të punësuar apo vetëm simbolikisht janë në administratën shtetërore. Sektori privat i ekonomisë së ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme është i zhvilluar ku aktualisht funksionojnë afro 60 lokale afariste. Në Pirok në vitin 1981 është ndërtuar reparti i fabrikës “TETEKS”-it që punoi me sukses deri në vitin 1990, e që ndihmoi dukshëm në punësimin e femrës shqiptare, por mjerisht sot është vetëm objekt statik apo dekor i mburrjes së rrejshme.

Sot mund të përmenden ndër firma me relevancës “LES KOMERC” dhe “NORING” e shumë të tjera. Atari i tokës së këtij fshati kufizohet me atë të Rakovecit, Bogovinës, Gradecit, Zherovjanit, Tenovës, Çegranit dhe Radiovcës.

HISTORIKU I POLLOGUT DHE PIRGOSIT (KULLËS) SIPAS TË DHËNAVE HISTORIOGRAFIKE QË NGA ILIRIA E DERI MË SOT

Sipas të dhënave historiografike ky fshat haset në vitin 1153 nga udhëpërshkruesi-gjeografi i njohur arab Al-Idriz (1110-1160), i cili e përshkruan përkatësisht e përmend qytetin e Pollogut (BOLLUG) dhe lokalitetin e pirokut të sotëm. Po ashtu ka dëshmi edhe më të hershme që përkojnë që në mesjetë të hershme, sipas shumë dëshmive thuhet se kisha në fjalë e këtij fshati është më e vjetër se kisha e Shën Mërisë të Oenejit (Tetova e sotme) që shtrihej në grykën e lumit Pena e që kishte peshë karakteristike të lidhjeve rrugore përmes Sharrit me Prizrenin dhe për në Shkodër sipas të dhënave të shkruara për periudhën e lashtë për këto troje, duke përfshirë Pollogun të dhëna në rrafshin e historiografisë nuk hasen, pos nga historiani romak Tit Livi i cili përmend se në vitet 200-197 para erës së re, në luftërat e zhvilluara ndërmjet romakëve dhe të fiseve ilire dhe maqedonase, në kohën e pushtimit të Iliridës dhe të Maqedonisë nga ana e romakëve, pra fiset ilire si penestët dhe dasaretët në atë kohë kanë qenë gjysmë të varur nga shteti ilir dhe në aleancë me romakët, prandaj mbreti maqedonas Perseji në dimrin e vitit 169 para erës së re, kur niset në fushatën luftarake kundër romakëve më parë i sulmon dasaretët dhe penestët si aleat të romakëve. Në këtë fushatë mbreti Persej pushtoi Oenejin (Tetova e sotme). Duhet përmendur se penestët që kanë jetuar në këto troje ka pranuar dominimin e mbretërve të Shkodrës-shtetit Ilir të Ardiejve, sigurisht për të qenë të siguruar nga fqinjët e tyre luftarakë-DARDANËT, po ashtu fis ilir që kanë jetuar në mbretërinë DARDANE ME KRYEQENDËR Skupi (Shkupi i sotëm). Pra, pas pushtimit të Oenejit mbreti Persej i dërgon delegat mbretit Genc në Shkodër, i cili nuk vazhdoi politikën filo-romake të paraardhësve të tij të mbretërisë së ardiejve, por filloi një politikë të bashkëpunimit të ngushtë dhe të aleancës me Maqedoninë . Gjithashtu, sipas Tit Livi historianit romak, i cili duke përshkruar luftërat e zhvilluara të romakëve me shtetin e ilirëve dhe të maqedonasve si te luftërat e zhvilluara ndërmjet fiseve ilire dhe maqedone, ka vërejtur se Pollogu ka qenë "SHKRETËTIRË ILIRE", por në fakt këto treva kanë qenë të shkretuara nga luftërat e shumta që janë zhvilluar këtu, sidomos nga mbreti i maqedonasve Perseji, me qëllim që të pengohet depërtimi i dardanëve luftarak drejt Pollogut në ILIRIDË dhe në MAQEDONI. Pra, përmendet se i ka pushtuar qytet antike si USKANËN (Kërçova e sotme), DRAODAKUMIN ( fshati i sotëm Gradec) që fshati Pirok (PIRGOS nga greqishtja në gjuhën shqipe do të thotë KULLA e që ka shërbyer si mburojë e këtij qyteti antik, por edhe sot ne e përdorim në gjuhën shqipe për lartësinë si PIRGU etj ), OENEJIN (Tetova e sotme)si dhe 11 qytetet tjera. Këto të dhëna flasin për lashtësinë dhe rëndësinë, por pas dyndjes sllave në shekujt VII e këndej Lugina e Pollogut bie në heshtje disa shekullore deri në mesjetë. Pra, para ardhjes së osmanlinjve në shekullin e XI e deri në shekullin e XIII me zhvillimet e atëhershme ku përmendet perandori bizantin i KOMNEJVE 1081-1085 ku është bërë rindërtimi i kompleksit kishtar në fshatin e sotëm Pirok, e më pas mbreti i Mesisë (sebrët ë sotëm) Nemanja në shekullin e XIV i cili thuhet se e ka shkatërruar gjithçka nëpër lokalitetet e atëhershme ku supozohet se edhe qytetin e Pollogut e ka shkatërrua që sipas të dhënave është shtrirë diku në hapësirën e fshatrave Pirok-Gradec apo diku afër. Pirokut haset në historiografi me emerat MODURISHT dhe PIRGOS në vitin 1453 që ka pasur 40 familje si dhe më 1468 ka pasur 60 familje. Një shekull më vonë e hasim edhe në regjistrin e defterit turk me nr. 232 të vitit 1544/5 me emrin PIRGOS. Ndërsa, ende mbetet i pandriçuar lokaliteti DRAGOSH që pirokasit e trajtojnë si vendbanimi i hershëm i Pirokut të sotëm, por nuk dihet se kur është zhdukur edhe pse nëpër dokumentet e Perandorisë Osmane të shekullit të XV figuron si lokalitet i zhdukur.
Për Dragoshin ka një dëshmi të gjallë të vazhdimësisë shekullore e ajo është se edhe sot në shekullin e XXI jeton familja e quajtur dragoshe, për të cilën familje mjafton të përmendi vetëm Abedin Dragoshin veprimtar i dalluar i Organizatës Ilegale Politike Kombëtare “BESA” që ka vepruar prej vitit 1936 deri më 1944 etj..

POROSIA

Gjatë tërë kohës së luftës së vitit 2001 për fat të mirë kanë qenë syçelur për gjithçka. Banorët e këtij fshati janë mirënjohës siç thonë se para se të ndaheshim nga ky fshat kryetari i Bashkësisë Vendore na falënderoi me një mesazh për opinion dhe atë gazetës "FAKTI" që është përkujdesur për ne. Besoj se hallet tona do t'i kuptojë opinioni i gjerë dhe sado pak se Piroku gjallëron drejt horizonteve të jetës shoqërore.

Publikuar: 14.02.2011 | 21:11
Lexuar: 1841 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet
nezir (03/03/2011 15:55:44) ska gje me tbukur e me tvlefshme se kur e lexon historin e vendin tend vendit ma tbukur nbot zoti e bekofy pirokun dhe fshatart e pirokit me respekt neziri banor i fshatit pirok qe gjenedet ne kroaci
adam (08/08/2011 16:48:30) Mfal por a desht te marish informata me te sakta per sa shpij jan per ket moment kjo eshte sy fyerje mbi 800 shpi nuk eshte e sakt se jan mbi 1000 ju falenderoj.. by : A.ADAMI
ismet Rizvan salija (08/08/2011 22:11:30) falemenderojm pf ismetit qe ka pas ket mendim te mir per f,pirok e vertet se ky fshat ka pas njerez mate shkolluar por edhe ne qeveri,por mos harom se ata qe kan ken te shkolluar mane fun e lan fshatin te mbullet,besimi i fshatareve so dot i kena te gjith e mane fund e dhan petlen e dhan komunen por vec ne koh te fundit ne pirok spo shkon perpara asgje,se kryetarei i komunes spo nderton asgje ne pirok,kje eshte realiteti.flm, prof,ismet qe a mundu per kete fshat e bukur,vendlindja eshte shum e bukur.
Shiki (20/08/2011 23:18:14) Fshati ma i bukur nbooott esht.. :)
Jetko (28/09/2011 22:42:31) S'ka si ky fshat ;)
jahe (02/10/2011 20:45:26) fshati PIROK eshte fshati me i mire qe ska fshat me te bukur
pirok (02/10/2011 20:52:04) :) piroku fshat me i mir
Driniiii (20/10/2011 10:21:36) Vendlindja ime eshte ne Pirok..Ketuu kam lindur dhe ketu do te vdes..xD
Adis (27/10/2011 07:46:33) piroki osht fshat i buukur.
Jetmir Sabriu (17/11/2011 02:37:59) O zotri adam admini piroku sa per informat tani ne vitin 2011/2012 ka rreth 1500 shtepi e jo sic thoni ju me falni nese ofendoheni me kete gje.Ju zotri Ismet rizvan salija nese ne e kemi shitur pelten dhe komunen ne nuk e kemi shitur kombesin dhe pirokun sepse tani politika nuk eshte e vlefshme per banoret shqiptar ne maqedoni. Rroft piroku si piroku nuk ka ......... PIROK ME TRADIT
Tony Montana (02/12/2011 11:24:06) Pirok City...
BeSsOo (02/12/2011 11:25:16) The Best Pirok :)

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime