Të lindësh në moshën 61-vjeçare jo vetëm që tingëllon e pabesueshme, por Kristine Casey jo vetëm që ka lindur në këtë moshë, por në botë ka sjellë edhe nipin e saj.
Të lindësh në moshën 61-vjeçare jo vetëm që tingëllon e pabesueshme, por Kristine Casey jo vetëm që ka lindur në këtë moshë, por në botë ka sjellë edhe nipin e saj.
Casey është më e moshuara në Illinois, që pas menopauzës ka arritur të sjellë në jetë një fëmijë të shëndetshëm.
Në fakt, vajza dhe dhëndri i amerikanes ishin përpjekur shumë të kenë një fëmijë. Por, pa sukses. Sara Connell që nga viti 2004 ishte përpjekur të mbeste shtatzënë. Por, me gjithë përpjekjet e shumta, nuk e arriti këtë. Për këtë, kërkoi ndihmën e nënës së saj, e cila ishte shtatzënë për herë të fundit para 30 vjetëve, transmeton Telegraph.
Sara dhe burri i saj Bill janë prindërit biologjikë të foshnjës, ndërsa Kristine Casey vetëm kishte bartur embrionin e krijuar nga bashkimi i spermës e vezës.
Çifti më në fund është i lumtur për lindjen e fëmijës, por tani do të përballen me problemin sesi ti shpjegojnë fëmijës kur të rritet si ka ardhur në këtë botë.