"Vlerësoj se do të jetë e mjaftueshme", deklaroi kryeministri i Luksemburgut dhe lider i Eurogrupit, Zhan Klod Junker dhe shtoi se anëtaret e BE-së jashtë eurozonës do të japin kontributin e tyre për funksionimin e këtij fondi.
- Ministrat e financave të vendeve-anëtare të eurozonës vendosën dje vlera e Mekanizmit të përhershëm evropian për stabilitet, i cili do të fillojë të funksionojë nga 1 janari 2013, të jetë 500 miliardë euro.
"Vlerësoj se do të jetë e mjaftueshme", deklaroi kryeministri i Luksemburgut dhe lider i Eurogrupit, Zhan Klod Junker dhe shtoi se anëtaret e BE-së jashtë eurozonës do të japin kontributin e tyre për funksionimin e këtij fondi.
Mekanizmi evropian për stabilitet nga viti 2013 do ta zëvendësojë Fondin e përkohshëm evropian për stabilitet financiar, i krijuar në maj të vitit të kaluar. Ky fond me vlerë 440 miliardë euro dedikohet për ndihmën e anëtareve të eurozonës të ngarkuara me borxhe, me qëllim që të rritet kapaciteti i tyre i kreditimit dhe të rritet fleksibiliteti në pikëpamje të shpenzimit të mjeteve.