Aeroplani i ri 747-8 e mbajti pamjen e jashtme, është më i lehtë dhe më i gjatë që të mund të futen më shumë ulëse dhe të sigurohet hapësirë më e madhe për bagazhin, përkujtojnë agjencitë.
"Boing-u amerikan e prezantoi aeroplanin e ri të tipit 747-8 "Interkontinental", model energjetikisht më i gjatë dhe më efikas, trashëgimtar i xhambo-xhetit 787, i cili në treg do të garojë me aeroplanin "erbas A380", aeroplani më i madh në botë për udhëtarë.
Kryetari dhe menaxheri i përgjithshëm i sektorit për aeroplanë komercialë të "Boing-ut Xhim Abah, të dielën në ceremoninë e prezantimit të modelit të ri "Interkontinental" në fabrikën "Everet", në afërsi të Sietlit, deklaroi se "blerësit do të dinë t'i vlerësojnë shpenzimet e ulta operative të fluturakes së re" dhe se "udhëtarët do të mund të kënaqen në komforin, falë ndryshimeve në brendësinë e aeroplanit.
Aeroplani i ri 747-8 e mbajti pamjen e jashtme, është më i lehtë dhe më i gjatë që të mund të futen më shumë ulëse dhe të sigurohet hapësirë më e madhe për bagazhin, përkujtojnë agjencitë.
Moderli më i ri i "Boing"-ut mund të pranojë 467 udhëtarë dhe i dedikohet para se gjithash fluturimeve më të gjata.
Aeroplani i madh i "Erbas"-it ka 525 ulëse në konfgurimin kryesor, por mund të pranojë edhe deri 800 udhëtarë, nëse ktë e kërkon blerësi.
"Boing"-u ka 33 porosi për versionin e aeroplanit për udhëtarë të "Interkontinetal"-it, kryesisht nga kompania gjermane "Lufthanza" dhe "Korea Erlajns". Kompania, gjithashtu, ka 74 porosi për kargo transport.