Inspektorati i shëndetësisë, në një tjetër kontroll në Poliklinikën Studentore pranë Universitetit Shtetëror të Tetovës, ku vërejti parregullsi të shumta, vendosi pezullimin e përkohshëm të punës në këtë Poliklinikë.

Inspektorati vërejti se studentët pa sigurim shëndetësor, paguanin nga 1500 denarë, për shërbimet e tyre. Kjo bie ndesh me Programin për Kontrolle Sistematike të nxënësve dhe studentëve, të cilës, sipas ligjit, janë falas.
Po ashtu, u vërejt edhe shkelje e etikës si dhe mungesë e qartë dokumentacioni lidhur me shërbimet ndaj studentëve. Pezullimi i punës për Poliklinikës Studentore në USHT, do të vazhdoj, deri në një vendim të ri të Ministrisë së Shëndetësisë./alsat-m/