Gjatë ditëve në vijim tek parametrat e konfigurimit të accounteve do të duhej të paraqitej edhe faqja e re e lidhur me sigurinë, në të cilën shfrytëzuesit do të mund të konfiguronin mënyrën sesi duan të pranojnë këtë kod.
Google do të fillojë të aplikojë dy hapa të logimit për pronarët e accounteve. Kjo do të thotë që përveç username dhe passwordit për qasje në llogari do të aplikohen edhe kodet me gjatësi deri 16 shifra.
Ato do të merren përmes telefonave mobilë ose aplikacioneve mobile në Android, BlackBerry ose ikone, sipas përzgjedhjes së shfrytëzuesit.
Gjatë ditëve në vijim tek parametrat e konfigurimit të accounteve do të duhej të paraqitej edhe faqja e re e lidhur me sigurinë, në të cilën shfrytëzuesit do të mund të konfiguronin mënyrën sesi duan të pranojnë këtë kod.
Mund të fusin numrin e telefonit në të cilin duan ti pranojnë kodet, ku një kod do të vlejë për 30 ditë, dhe më pas shfrytëzuesit do të duhet ta fusin prapë.
Tingëllon si metodë efikase e mbrojtjes, sepse ai që dëshiron të thyejë accountin e dikujt në Google, përveç username dhe password do të duhet të ketë edhe qasje në telefonin e shfrytëzuesit, që ka shumë pak gjasa të ndodhë.
Nëse shfrytëzuesit nuk do të ankohen, do të duhet ta presin kodin për verifikim.Ideja është interesante, ndërsa mbetet të shihet se a do të jetë për shfrytëzuesit më i rëndësishëm komoditeti se siguria.