E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

“Duhet të të vijë turp për gjendjen në të cilën e keni sjellë Universitetin”, ka qenë thirrja e aktivistëve, të cilët pas këtij veprimi të papenguar nga askush janë nisur drejt derës për të dalë jashtë. Rektori Rugova nuk ka pësuar ndonjë lëndim.
“Vetėvendosja” e ngjyros rektorin Rugova nė pėrvjetorin e UP-sė






Aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje e kanë lyer sot me ngjyrë të kuqe rektorin e Universitetit të Prishtinë, Porf. Dr. Mujë Rugova, deri sa po fliste në ceremoninë e shënimit të 41-vjetorit të themelimit të tij.

Rektori Rugova po fliste para pjesëmarrësve për këtë ngjarje të shënuar kombëtare në njërën prej sallave solemne të Universitetit, kur aktivistë-studentë të Lëvizjes Vetëvendosje kanë hyrë brenda duke e gjuajtur me ngjyrë të kuqe, të cilën e derdhën mbi fytyrën dhe rrobat e tij.

“Duhet të të vijë turp për gjendjen në të cilën e keni sjellë Universitetin”, ka qenë thirrja e aktivistëve, të cilët pas këtij veprimi të papenguar nga askush janë nisur drejt derës për të dalë jashtë. Rektori Rugova nuk ka pësuar ndonjë lëndim.

Ai me gjakftohtësi ka vazhduar fjalimin, kurse në fund ka thënë vetëm
“Shqiptarët e duan ngjyrën e kuqe” dhe se kjo nuk i ka bërë keq atij.
Autorët e këtij veprimi janë ndaluar nga policia.

Ka reaguar menjëherë organizata Kiscoms, e cila aktin e ka vlerësuar të papranueshëm veprimin e disa aktivistëve të qendrës “Studim, Kritik, Veprim”, në kuadër të Lëvizjes Vetëvendosje, që ndodhi në ceremoninë e shënimit të 41-vjetorit të Universitetit të Prishtinës.

“Qendra Studim, Kritikë, Veprim , e cila funksionon në kuadër të Lëvizjes Vetëvendosje, mund të jetë e arsyeshme në studimin dhe kritikën që i bënë gjendjes në Universitetin e Prishtinës, mirëpo veprimi i tyre sot është veprim jo i duhur, jo i pranueshëm dhe si i tillë nuk e përfaqëson interesin e studentëve të këtij Universiteti”, theksohet në reagimin e kësaj organizate.

Publikuar: 15.02.2011 | 16:02
Lexuar: 538 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime