E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Njëkohësisht informojmë opinionin publik se Lëvizja ZGJOHU! nuk ka asnjë komunikim me Ambasadën e Mbretërisë së Holandës në Shkup dhe këto dy institucione asnjëherë nuk kanë realizuar ndonjë bashkëpunim.
Media proqeveritare stigmatizojnė dhe shpifin pėr Zgjohu-n








Lëvizja Qytetare ZGJOHU! përmes kumtesës dërguar mediave, dënon ashpër fushatën stigmatizuese dhe shpifjet e njëpasnjëshme të mediave proqeveritare kundër lëvizjës ZGJOHU! dhe drejtuesit të saj Artan Grubi.

"E gjithë kjo fushatë e egër stigmatizuese, me keqpërdorim flagrant të institucioneve shtetërore, ka për qëllim cënimin e së drejtës së fjalës së lirë, shuarjen e shoqërisë civile shqiptare dhe liderët e ri shqiptar, që po sfidojnë në mënyrë efektive politikat e gabuara të Qeverisë, të cilat po nxisin qëllimisht urrejtje ndëretnike në vend. Presioni i njëpasnjëshëm dhe kërcënimet skandaloze përpiqën të shkaktojnë dëgjueshmëri, servilizëm dhe përkulje, por ZGJOHU! porosit që të gjithë, se Artan Grubi nuk mund të shukatët, sepse sot çdo anëtar i ZGJOHU!, i shoqërisë civile dhe së shpejti edhe çdo shqiptar gjithashtu do të bëhet Artan Grubi, sepse emri dhe personi janë absolutisht të parëndësishëm dhe ajo që vlen dhe do të ngadhnjejë është procesi i zgjimit të mirëfilltë të shqiptarit të Maqedonisë", thuhet në kumtesë.

Këto, sipas ZGJOHU!, i konfirmon hulumtimi i Qendrës së Maqedonisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar për vitin 2010, ku ZGJOHU! renditet ndër dhjetë organizatat më të besuara në Maqedoni, ndërsa është e vetmja OJQ shqiptare ndër pesë organizatat kryesore në kategoritë e OJQ-ve që luftojnë për zhvillim të demokracisë dhe të drejtave të njeriut, në luftën kundër korrupsionit, në zhvillimin e sektorit qytetar dhe në ndërtimin e shoqërisë multikulturore.

"Njëkohësisht informojmë opinionin publik se Lëvizja ZGJOHU! nuk ka asnjë komunikim me Ambasadën e Mbretërisë së Holandës në Shkup dhe këto dy institucione asnjëherë nuk kanë realizuar ndonjë bashkëpunim. Në pesë vitet e ekzistimit të saj, Lëvizja ZGJOHU! asnjëherë nuk ka marrë kurrëfarë mbështetje nga ana e Ambasadës holandeze dhe as që ka qenë e ndikuar ose e nxitur nga asnjë ambasadë ose organizatë ndërkombëtare e akredituar në Maqedoni", qëndron në reagimin.

Sa i përket angazhimeve private të qytetarëve të Maqedonisë në misionet ndërkombëtare në vend, ZGJOHU" përkujton autoritetet e vendit që këta qytetarë nuk janë subjekt i konventës së Vjenës të 18 prillit 1961 dhe ata janë taksapagues dhe kontribues të shtetit, si çdo qytetar tjetër.

"Prandaj kemi edhe lirinë e shprehjes së qëndrimeve tona në kohën private dhe kapacitetin shoqëror në lidhje me zhvillimet në shoqëri. Gjithashtu, neni 4 dhe 19 i ligjit për asociacione qytetare dhe fondacione garanton lirinë e asociimit të qytetarëve në organizata joqeveritare, ndërsa neni 13 ndalon veprimptarinë politike vetëm në lidhje me financimin e partive politike, pjesëmarrjën në zgjedhje dhe në fushatë zgjedhore. Gjithashtu, neni 184 nga Ligji për Marrëdhënie Pune garanton të drejtën e qytetarëve që të themelojnë dhe të janë pjesë e asociacioneve pa nevojën e pajtimit paraprak nga punëdhënësi", thuhet në reagimin e lëvizjes ZGJOHU!.

Lëvizja, qëndron në kumtesë, fton qeverinë që të zgjidh çështjet për të cilat është zgjedhur dhe mos të abuzon me institucionet e shtetit, ligjin dhe mediat për të sulmuar mbrojtësit e demokracisë në shuarje të Maqedonisë, mbrojtësit e tolerancës, promovuesit e integrimeve euroatlantike të vendit dhe alarmuesit dashamirës për të keqën që po i kanoset këtij vendi nga këto politika përjashtuese dhe izoluese

Publikuar: 15.02.2011 | 16:18
Lexuar: 476 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime