Gazeta Nova Makedonija sot publikoi se më 30 qershor 2010 u hap tender për ndërtimin e objektit muze arkeologjik në Kala të Shkupit, por vetëm para 1 javë në ueb-faqet e Byros për Furnizime Publike është shpallur përsëri konkurs tjetër, por tani për zgjidhje ideore për revitalizimin e Kalasë së Shkupit, gjegjësisht rindërtimin e objektit kishë-muze.
Enigmë mbetet pyetja se sa tenderë janë shpallur për ndërtimin e objektit në Kalanë e Shkupit, i cili ka formën e një kishe, por që sipas autoriteteve do të jetë muze arkeologjik, fakt ky që ditëve të fundit lëkundi marrëdhëniet ndëretnike në vend.
Gazeta Nova Makedonija sot publikoi se më 30 qershor 2010 u hap tender për ndërtimin e objektit muze arkeologjik në Kala të Shkupit, por vetëm para 1 javë në ueb-faqet e Byros për Furnizime Publike është shpallur përsëri konkurs tjetër, por tani për zgjidhje ideore për revitalizimin e Kalasë së Shkupit, gjegjësisht rindërtimin e objektit kishë-muze.
Ky fakt sipas gazetës huton opinionin publik duke lënë hapësirë për spekulime se vallë konstrukti prej metali i vendosur në Kala të Shkupit është vendosur aty para se të shpallet tender ose jo? Zëvendësministri i Kulturës, Dragan Nedelkoviq, në një deklaratë të sotme, ka anashkaluar përgjigjen në çështjen e ndërtimeve në kala, duket theksuar se përgjegjës për to është vetëm drejtori i Drejtorisë për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe historike, Pasko Kuzman.
Projektin në fjalë e udhëheq Drejtoria për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore dhe Historike. Ne jemi marrë vesh që deklarata të jap Pasko Kuzman. Nuk mund unë për momentin të flas...nuk mund të flasë pasi përgjegjës është drejtori Pasko Kuzman, ju do të duhet atë ta pyesni dhe Kuzman do tua jap të gjitha informacionet tha Dragan Nedelkoviq, zv/ministër i kulturës.
Rreth shpalljes së konkursit të ri në ueb-faqen e Byrosë për Furnizime Publike ku kërkohet zgjidhje ideore për dukjen e objektit kish-muze në Kala të Shkupit ka reaguar edhe kryetari i Shoqatës së historianëve shqiptar, Skender Hasani dhe drejtori i Qendrës nacionale për Konservim, Behixhudin Shehapi.
Kemi ide se pas gjithë kësaj që ndodhi në Kala të Shkupit se si mund të kontribuojmë rreth ridefinimit të projekteve, eventualisht se si duhet të zgjidhet kjo çështje. Nuk jemi konsultuar aspak, sikurse gazetarët edhe ne jemi informuar se aty bëhet fjalë për një muze, por kemi zbuluar se muze ndërtohet mbi themelet e kishës dhe kemi deklaruar se ai objekt në atë mënyrë, pa një qasje multi-disciplinare, pa analiza dhe pa praktikimin e revalorizimit në Kalanë e Shkupit, nuk e ka vendin aty tha Behixhudin Shehapi, Drejtor i Qendrës për Konservim.
Ky është një projekt politik dhe i dedikuar që të sajon një histori të rreme dhe të paqenë në Kalanë e Shkupit, poashtu është edhe përjashtues që në vitin 2007 për arkeologët shqiptar, përjashtues ishin edhe komunitetet fetare, përjashtuese ishin të gjithë ata që nuk kishin të bënin me Pasko Kuzmanin dhe projektin e tij. Edhe ky tender tinzar është në vazhdën e sajimit dhe hartimit të projektit të paraparë politik për të pasur një histori siç dëshiron Nikolla Gruevski dhe tajfa e tij tha historiani Skender Hasani. Data 15 mars është afati kur dhe do të mbyllet konkursi për dorëzimin e zgjidhjes ideore për objektin në kala.
Deri atëherë autori që do të fitoj çmimin e parë do të duhet që deri tek Drejtoria për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore të dorëzojë përshkrim teknik të konstruktit të objektit, fotografi tre-dimensionale dhe një makete me qëllim prezantimin sa më të mirë të objektit. Por habitë fakti pse në Kala të Shkupit tani më është ngritur një objekt me konstrukt të metaltë, para se të përfundojë procedura e tenderimit?
Valmir Kuçi