E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Fshati Kallnik graviton në Komunën e Kamjanit. Është fshat i ri i regjistruar vitin 2001 si lokalitet respektivisht i banuar që nga vitet e ‘70 e këndej, pra ky vendbanim është formuar si rezultat i migrimit nga fshati maloro-kodrinor Pallçisht i Epërm. Por, banorët kryesisht janë nga Pallçishti i Epërmë, i cili shtrihet në lartësi mbidetare prej 980 m., në historiografi daton prej 1452/53 si lokalitet me banorë të krishterë dhe atë; ka pasur 36 familje, 5 beqarë dhe 3 vejusha, më 1467/68 me 57 familje, 2 beqarë dhe 2 vejusha, më 1481/82 ka pasur 24 familje, më 1544/45 ka pasur 15 familje, 2 beqarë dhe 1 vejushë dhe më 1568/69 haset me 15 familje dhe 3 beqarë /Të dhëna osmane, shih në librin e autorëve Aleksandar Stojanovski & Dragi Gjorgiev “NASELBI I NASELENIE VO MAKEDONIJA-XV I XVI VEK”-SKOPJE 2001 në faqen 163/.
Kallniku, fshatit qė i mungon arsimi dhe shėndetėsia







Prof. Ismet Jonuzi-Krosi

Botuar më: 2002



Por, kjo nuk do të thotë se ky fshat nuk ka ekzistuar që më herët. Ky fshat gjendet 5 kilometra larg Tetovës, numëron mbi 230 shtëpi dhe mbi 1.500 banorë. Në këtë fshat, i cili shtrihet rrëzë Malit Sharr gjegjësisht përgjatë rrugës magjistrale Tetovë-Gostivar apo atë të projektit G-8, apo një pjesë mund të themi shtrihet në fillimin e fushave të Pollogut të Poshtëm. Si në shumë fshatrat tjerë edhe Kallniku i ka Bashkësinë Vendore, xhami, 3 lokale afariste, dy ëmbëltore dhe 1 çajtore.

Edhe këtë fshat plaga e rëndë e kurbetit e përfshinë me mbi 30% e popullatës që gjenden me punë të përkohshme jashtë vendit dhe atë që do të thotë se çdo shtëpi ka nga një mërgimtar. Më të përqendruar janë në Itali në vendet e Evropës si dhe kanë 2 familje në Amerikë e gjetiu që edhe ata në forma dhe mënyrat të ndryshme kanë kontribuar për të mirën e këtij fshati, që besojmë se edhe kësaj here do ta ndihmojnë ngritjen e objektit të shkollës për të mirën e gjeneratave të reja. Kallnikasit në ish-Jugosllavi më së shumti kanë punuar me tregti në Zagreb, e që njihen me prirjen e tregtarëve të mirë e të sjellshëm, por sot mbi 90% marrin ndihma sociale.

Rinia e fshatit, edhe pse me përgatitje adekuate arsimore si me të mesme dhe simbolikisht me arsimim të lartë, nuk janë të punësuar apo vetëm simbolikisht janë në administratën shtetërore. Sektori privat i ekonomisë së ndërmarrjeve të vogla dhe thuajse pak i zhvilluar. Si në shumë vende të tjera edhe në arat e këtij fshati të cilat janë në pjesën e epërme ku ka kullota simbolike, dhe ato ara të pakta mbeten të papunuara që siç shprehen, se nuk mund të jetohet nga kulturat dhe rendimentet e pakta. Por, blegtori i vyeshëm Liman Sefedini i cili ka 200 kokë dele thotë se rëndë është të merresh me blegtori në këtë kohë. Është për t’u habitur ngase në këtë fshat nuk ka ambulancë shëndetësie e as shkollë fillore. Por, duhet veçuar se nga ky fshat, në rrafshin e sporteve tradicionale siç është mundja ka dhënë shumë emra të njohur ndër ta janë kalitur në kujtesën e opinionit tonë si Abdurrahman Esati, Mirtezan Esati, Fetah Jahiu, Rahim Odai e të tjerë. Ndërsa në rrafshin e çështjes kombëtare këta malësorë mburren me Medi Esatin dhe Xhevit Lazamin që dëshmon se këta gjithmonë i kanë qëndruar besnik çështjes kombëtare që e dëshmuan edhe në konfliktin e vitit të kaluar që me pietet flasin për UÇK-në që është bëre pjesë e pandarë e realitetit të ri historik.

Në Kallnik ende frymon jeta tradicionale që mund ta cilësosh të kaluar dhe të tashmen që njëra tjetrës me xhelozi i jep apo i merr nga folklori ku dasmat kanë jehonë me ritet karakteristike shqiptare që rrallë kund mund ende t’i hasësh aktive. Atari i tokës së këtij fshati kufizohet me atë të Pallçishtit të Epërm, Pallçishtin të Poshtëm, me bjeshkët në fshatin Lisec dhe me Reçicën e Madhe.

INFRASTRUKTURA

Me ndihmën e komunës së Kamjanit më 1996 është zgjidhur deri diku çështja e asfaltimit të rrugëve, çështja e ujit për pije kohëve të fundi është duke i preokupuar pamasë, ngase duhet shtuar ujin për pije, kanë ndër mend të marrin ujë në vendin e quajtur ELVERICË që është 4 km. larg në bjeshkët e Sharrit.

Projekti për ujin e pijshëm siç thotë sekretari i Bashkësisë Vendore Zulfiqar Ajeti nuk e arrin shumën deri 35 mijë euro, por për të presin përkrahje nga ndonjë organizatë e jashtme, apo e brendshme që t’i përkrahë financiarisht. Mbi 90 % të kallnikasve janë me lidhje telefonike me atë të Postës së fshatit Kamjan. Ndriçimi publik i këtij fshati është i rregulluar nga vetë komuna e Kamjanit. Rrugët janë të shtruara me asfalt që nga viti 1996, që nënkuptohet se kërkon meremetim si dhe të shtrohen edhe rrugicat tjera që edhe për këtë çështje janë duke u përgatitur projekte. Por, për të gjitha këto projekte sekretari Bashkësisë Vendore Zulfiqar Ajeti ka shpresë se një ditë do të bëhen realitet objektiv.

Mbeturinat edhe në këtë fshat janë zgjidhur siç është më së miri nga NPK “Ekohigjiena” e komunës së Kamjanit që i kryen me sukses punët në terren që rezulton në pamje krejtësisht tjetër. Është karakteristike se banorët e këtij fshati, Bashkësia Vendore dhe dy këshilltarët komunal i kanë të harmonizuara qëndrimet dhe kërkesat për të mirën e vet fshatit. Të punësuar në sektorin administrativ dhe atë publikë si gjithkund ka vetëm simbolikisht një polic të rregullt i cili është kryeshef i stacionit policor në fshatin Tearcë dhe një tjetër që tash ka filluar në punë si polic i rregullt pas fillimit të ri në këtë shtet të përbashkët, ndërsa në arsimi kanë dy arsimtarë Nazif Jahiun dhe piktorin apo arsimtarin e parë të Kallnikut Minah Jahiu.

MË 3 KORRIK 2002 U VU GURTHEMELI I SHKOLLËS FILLORE

Ky fshat ende nuk e ka të zgjidhur problemin kyç në rrafshin e shkollës fillore, respektivisht nuk kanë objekt edhe pse shkollimin e ndjekin 289 nxënës nga ky fshat, në fshatin pranë, në shkollën fillore “Dërvish Cara” dhe atë 208, ndërsa 81 në fshatin Reçicë e Madhe. Për gur-themelin që e vunë solemnisht më 3 korrik sekretari i Bashkësisë Vendore Zulfiqar Ajeti thotë se:” duke pasur parasysh numrin e nxënësve që janë rreth 350, prej të cilëve 208 vijojnë mësimet në shkollën fillore ”Dërvish Cara” në Pallçisht të Poshtëm, ndërsa të tjerët në Reçicë të Madhe, kushtet e vështira me të cilat ballafaqohen nxënësit gjatë udhëtimit për në shkollë, na obligon që të ngremë këtë nismë të shenjtë e humane për ndërtimin e kësaj godine respektivisht kësaj shkolle.

Edhe pse qysh para një dekade ka pasur nismë për ndërtimin e një shkolle dhe me kërkesat tona të arsyeshme i njoftuam të gjitha organet përkatëse të arsimit dhe organet tjera shtetërore, por nuk u morë parasysh kërkesa jonë. Falë, insistimit tonë në bashkëpunim me komunën e Kamjanit, komunën e Tetovës dhe Ministrisë rajonale të arsimit si dhe strukturave tjera arritëm që ëndrrën e moçme ta bëjmë realitet.” Siç kuptuam ky projekt kushton afro 300 mijë euro, ndërsa banorët e këtij fshati me vetë-kontribut kanë siguruar për fillim 55 mijë euro ku vlen të përmendet ndihma e ofruar nga firma tetovare “HILDIN COMERCE”, e cila ka dhuruar 532 kg. hekur që publikisht në emër të banorëve të Kallnikut i shprehin falënderim. Gjithashtu, presin ndihma financiare nga të gjithë arsimdashësit e në veçanti nga komuna e Kamjanit, shoqatave të ndryshme dhe afaristëve të ndryshëm nga treva e Pollogut e më gjerë.

Prof. Ismet Jonuzi-Krosi
Por, për të kryetari i Komunës së Kamjanit Nuriman Tefiku thotë se:”Projekti është gati, kemi marrë leje nga ministritë përkatëse për ndërtim, pra, të gjitha dokumentacionet e duhura për ndërtimin e shkollës fillore dhe më 3 korrik 2002 vumë gurthemelin që pritet të realizohet deri në mbarim të vitit 2003, që është madhor për banorët e Kallnikut”. Sekretari i Zulfiqar Ajeti ndër të tjera thotë se :” U jemi drejtuar donatorëve të jashtëm dhe të brendshëm që veprojnë në Maqedoni dhe atë, me projekte të gatshme si në UNHCR, Mercy corps, kontingjentit gjerman të KFOR-it “CIMIC”, e shumë të tjerave.” Me këtë rast ai thotë :”shfrytëzoj rastin që t’i ftoj të gjithë arsimdashësit e me theks të veçantë organizatat e ndryshme që veprojnë në Maqedoni që këtë kërkesë tonën ta marrin në konsideratë serioze ngase nxënësit e këtij fshati nuk kanë asnjë faj që dikush t’i lë pas dore që sa më parë ta ngremë godinën e shkollës fillore, prandaj është kohë e fundit që të ndërmerren hapa konkrete për të realizuar projektet tona që janë me peshë jetike. Po ashtu shkollimi i mesëm është bërë si i domosdoshëm që rezulton me vijimin masiv të shkollimit ku vlen të përmendet shkollimi i femrës. Nga ky fshat ka një numër të konsiderueshëm që ndjekin studimet si në UT ku janë më së shumti, UEJL, në Kosovë, Shkup e gjetiu.

Bashkëpunimi me qeverisjen vendore dhe me Komunën e Kamjanit nëpërmjet të dy këshilltarëve komunal nga ky fshat janë shumë të mira. Ndërsa kryetari i Komunës së Kamjanit, Nurimani Tefiku për fshatin Kallnik ndër të tjerat deklaron se:” fshati Kallnik i ka karakteristikat e veta edhe pse në kuvendin komunal të Kamjanit përfaqësohet me dy këshilltarë, që nënkupton se punët për nevojat dhe kërkesat jetike i kemi të harmonizuara që dëshmon se edhe këshilli i Bashkësisë Vendore thuajse të gjitha projektet i koordinon në interes të ndërsjellë, pra komunë-bashkësi vendore. Edhe pse nuk është hera e parë që njoftoj opinionin se Kallnikut i nevojiten me prioritet si; shkolla fillore ngritja karabina, ambulanca e shëndetësisë, dhe çështja e infrastrukturës si uji për pije e të ngjashme......”.
Bashkëpunimi me qeverisjen vednore dhe me Komunën e Kamjanit nëpërmjet të dy këshilltarëve nga ky fshat janë shumë të mira. Siç thonë pjesa dërmuese se jemi të lënë anash nga institucionet e shtetit, nuk na shohin me sy të mirë, na vizitojnë në kohën e zgjedhjeve, na premtojnë dhe asgjë thuajse nuk realizojnë sa u përket problemeve madhore si të ujit për pije, rrugicat e fshatit, ambulancën e kështu me radhë. Shtabi për mbrojtjen civile gjatë tërë kohës së krizës të vitit të kaluar për fat të mirë nuk kanë pasur asnjë ekses, ngase kanë qenë syçelur për gjithçka. Por, gëzon fakti se gjallëria të jep përshtypjen se këtu jeta ka marrë trajtën e rregullt. Si shumë fshatra të Pollogut edhe ky fshat me banorët e tij janë optimist dhe shpresojnë për ditë më të mira. Para se të ndaheshim nga ky fshat me malësor, sekretari i Bashkësisë Vendore na falënderoi me një mesazh për opinion dhe atë:”falënderojmë shumë gazetën “FAKTI” që është përkujdesur për ne, por dëshirojë t’u bëjë ftesë edhe mediave tjera qofshin ato të shkruara apo elektronike që të na vizitojnë e të kuptojë opinioni për hallet dhe nevojat jetike të Kallnikut. Besoj se hallet tona do t’i kuptojë opinioni i gjerë dhe sadopak do të na ndihmohet. Ndërsa gazetës “FAKTI” i falënderohem në emër të të gjithë banorëve të fshatit Kallnik dhe do ishte mirë që më shpesh të na vizitoni, ngase banorët e fshatit tim rregullisht e lexojnë këtë gazetë të vetme në gjuhën shqipe.”-tha sekretari i Bashkësisë Vendore, Zulfiqar Ajeti.

VENDEMËRTIMET;

Zbiralla, te shtalla (ku është ndërtuar objekti i shkollës së re), ferishte, te vishnjet, oznejcat, përroj i keç, kodra e Halim Qorrit, stan kullozi e tjera.

Publikuar: 16.02.2011 | 00:29
Lexuar: 1051 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet
Petriti (16/02/2011 11:40:16) Administratore te nderuar te yllpress.com, a i kontrolloni shkrimet para se t'i botoni? Kaq gabime gjuhesore, nuk besoj se do te bente nje nxenes i shkolles fillore.
Arlind Selmani (20/10/2011 10:14:17) une du ndihmoj..jam biznesmen
Drinii (21/10/2011 08:07:38) Eshte fshati i bukur por ka pak banore,dhe une e pelqej sepse ka vaja te bukura..By:Driniii..
Drinii (21/10/2011 08:14:28) Ka vajza te bukura..
Drinii (21/10/2011 08:19:14) Ju pershendes nga VIII3 nga PIroku.Kryetar Drini Selimi.Allahu ju ndihmofte..
shukri sherifi (22/04/2012 20:01:30) pershandes fshataret e kallnikut. duhet pun jo fjal .

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime