Zyrtarët e marinës kanë njoftuar se kjo është nëndetësja më e sofistikuar që kanë konfiskuar deri tani, e cila është në gjendje të lundrojë 9 metra nën ujë, transmetojnë agjencitë.
Marina kolumbiane ka konfiskuar një nëndetëse, e cila besohet se është përdorur për kontrabandimin e drogës në Meksikë.
Nëndetësja është zbuluar në një xhungël në Timbiqui, në jugperëndim të Kolumbisë.
Zyrtarët e marinës kanë njoftuar se kjo është nëndetësja më e sofistikuar që kanë konfiskuar deri tani, e cila është në gjendje të lundrojë 9 metra nën ujë, transmetojnë agjencitë.
Nëndetësja mund të bartë deri në 4 persona dhe 8 ton peshë, dhe ishte e gatshme të nisej.
Vlera e saj është vlerësuar në mbi 2 milionë dollarë.
Zyrtarët kolumbianë kanë pohuar se ajo mund të udhëtojë deri në Meksikë. Për këtë udhëtim i duhej tetë deri nëntë ditë, por i mbeteshin burime të ujit dhe të ajrit edhe për rrugë më të gjatë, nëse do të ishte e nevojshme.