E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Këngëtarja ka vendosur që për disa kohë të jetojë larg Shqipërisë dhe vendi i saj i jetesës së re, do të jetë pikërisht vendi turistik i Evropës.
Ingrid Gjoni shpėrngulet nė Spanjė?






Këngëtarja Ingrid Gjoni, që prej pak javësh i mungon Tiranës, duket se nuk ka ndër mend të kthehet në vendin e saj. Pas qëndrimit në Cyrih, këngëtarja është nisur drejt Milanos, për një koncert, ndërsa destinacioni i fundit ishte Spanja. Dhe kjo, jo si një qëndrim disa ditor për ndonjë koncert, por shumë më tepër.

Këngëtarja ka vendosur që për disa kohë të jetojë larg Shqipërisë dhe vendi i saj i jetesës së re, do të jetë pikërisht vendi turistik i Evropës.

“Do të jetoj për disa kohë atje. Kam nevojë të shkëputem për momentin nga Tirana”, tregon ajo.

Nuk dihet nëse kjo shkëputje e Gjonit ka lidhje me aktivitetin e saj muzikor, apo jetën private. Këngëtarja nuk jep komente, por rrëfen se ndihet plotësisht e lumtur në këto pushime që i ka kushtuar vetes. (vipat.info)

Publikuar: 16.02.2011 | 11:19
Lexuar: 965 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime