Tre vjetori i pavarësis nesër Kosovën e gjen pa institucione të konsoliduar, gjithashtu nuk do të ketë seancë solemne të Kuvendit të Kosovës.
Megjithatë, është njoftuar se Presidenti i Republikës së Kosovës në detyrë, Jakup Krasniqi, do të organizojë sonte në hotel grand Ceremoninë Shtetërore të shënimit të trevjetorit të shpalljes së pavarësisë së Republikës së Kosovës. Në këtë ceremoni janë ftuar që të marrin pjesë përfaqësues të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare, kori diplomatik personalitete të shquara të vendit si dhe përfaqësues të shoqërisë civile dhe të mediave.