Siç njofton raportuesi i MIA-s, në forum, në të cilin ka biznesmenë prej rreth 140 kompani të Maqedonisë dhe Sllovenisë, pritet të vendosen kontakte të drejtpërdrejta për bashkëpunim afarist dhe të shqyrtohen potencialet për veprim të përbashkët në tregjet e treta, ndërsa do të flitet edhe për mundësitë për tërheqjen e turistëve sllovenë.
- Mundësitë për intensivikimin e bashkëpunimit ekonomik midis Maqedonisë dhe Sllovenisë janë në fokusin e vëmendjes së biznes-forumit të sotëm i cili mbahet në Bordo afër Kranjës, në të cilin marrin pjesë presidentët e dy shteteve Gjorge Ivanov dhe Danillo Tirk.
Siç njofton raportuesi i MIA-s, në forum, në të cilin ka biznesmenë prej rreth 140 kompani të Maqedonisë dhe Sllovenisë, pritet të vendosen kontakte të drejtpërdrejta për bashkëpunim afarist dhe të shqyrtohen potencialet për veprim të përbashkët në tregjet e treta, ndërsa do të flitet edhe për mundësitë për tërheqjen e turistëve sllovenë.
Për dy presidentët kjo është mundësi e shkëlqyer për vendosjen dhe thellimin e biznes kontakteve midis dy shteteve dhe vazhdim i biznes-projekteve konkrete. Vlerësimi i tyre i përgjithshëm është se akoma nuk janë shqyrtuar të gjitha mundësitë për bashkëpunim ekonomik midis dy vendeve dhe se në periudhën e ardhshme duhet më shumë dhe më mirë të shfrytëzohen potencialet të cilat i ofrojnë tregu i Maqedonisë dhe ai slloven.
"Me rëndësi kyçe për të dyja vendet është intensifikimi i bashkëpunimit të ndërsjellë ekonomik, veçanërisht në pjesën e këmbimit tregtar, theksoi presidenti Ivanov duke shfaqur shpresë se në të ardhmen do të zvogëlohet disbilanci tregtar midis importit dhe eksportit, gjegjësisht prezenca e vazhdueshme e deficitit tregtar të palës së Maqedonisë", theksoi presidenti Ivanov.
Sipas zëvendëskryeministrit për Çështje Ekonomike Vlladimir Peshevski deficiti i Maqedonisë duhet të zvogëlohet me prezencën e zmadhuar të investimeve sllovene si dhe me eksportin e zmadhuar të prodhimeve të Maqedonisë në tregun e Sllovenisë.
"Gjatë krizës ekonomike botërore këmbimi tregtar ra, por siç kalon kjo, trendi është pozitiv. Deficiti i Maqedonisë duhet të zvogëlohet me prezencë të zmadhuar të investimeve sllovene të cilat shkallë më të madhe të përpunimit do të kenë në Maqedoni, por kuptohet edhe me eksport më të madh. Në këtë drejtim Qeveria e zgjeroi veprimtarinë e Agjencisë për investime të huaja me promovimin e eksportit", deklaroi Peshevski.
Drejtori i Agjencisë për investime të huaja Viktor Mizo paralajmëroi se krahas investimeve të huaja do të koncentrohen edhe në zmadhimin e eskportit të prodhimeve të Maqedonisë në tregun slloven.
"Promotori ekonomik është këtu kështu që përveç në pjesën e investimeve do të koncentrohemi edhe në zmadhimin dhe hapjen e dyerve të kompanive të Maqedonisë për eksport të zmadhuar në tregun slloven dhe të gjindet ndonjë partner tregtar që të zmadhohet këmbimi tregtar midis dy vendeve", nënvizoi Mizo.
Në forum marrin pjesë rreth 40 kompani nga Maqedonia kryesisht nga sektori ushqimor, IT industria, logjistika, industria automobilistike dhe turizmi, ndërsa nga pala sllovene prezente janë rreth 100 kompani.
Nga pala sllovene është shprehur edhe gatishmëri t'i ndihmohet Maqedonisë me ndihmën e ekspertëve për shfrytëzimin e mjeteve nga fondet paraqasëse të Bashkimt Evropian. Në takimin djeshëm me kryeministrin Borut Pahor është dakorduar të lidhet kontakt me Brukselin dhe të formohet ekip ekspertësh i cili do t'i ndihmojë Maqedonisë në shfrytëzimin e këtyre fondeve.
Në kuadër të vizitës dje u nënshkrua Protokoll për bashkëpunim në sferën e arsimit me të cilin mundësohet tu jepen bursa studenteve të Maqedonisë në universitetet sllovene dhe anasjelltas.