E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Mirëpo kësaj radhe, nuk ka kë ta pushojë. Kësaj radhe, vetë Guttenberg është i akuzuar për keqbërje. Sipas të përditshmes së Munihut, “Süddeutsche Zeitung”, Guttenberg mund ta ketë kopjuar një pasazh të gjatë të disertacionit të tij të doktoraturës. Dhe nëse kjo akuzë dëshmohet të jetë e vërtetë, atij mund t’i merret titulli Ph.D.
Ministri gjerman i Mbrojtjes, Pd.D plagjiat







Ministri gjerman i Mbrojtjes, Karl-Theodor zu Guttenberg, ka dëshmuar të jetë një Hudin i vërtetë kur është puna tek veprimet politike. Kur nisën të shfaqen pyetje rreth sulmeve ajrore të drejtuara nga Ministria e Mbrojtjes gjatë vitit 2009 në Kunduz – bombardime këto që vranë disa qindra civilë – ai largoi nga puna shefin ushtrisë gjermane si dhe një zyrtar të lartë të ministrisë që ai drejton. Kur një skandal doli në shesh në fund të vitit të kaluar rreth anijes së trajnimeve detare “Gorch Fock”, ai pushoi nga detyra kapitenin e anijes.

Mirëpo kësaj radhe, nuk ka kë ta pushojë. Kësaj radhe, vetë Guttenberg është i akuzuar për keqbërje. Sipas të përditshmes së Munihut, “Süddeutsche Zeitung”, Guttenberg mund ta ketë kopjuar një pasazh të gjatë të disertacionit të tij të doktoraturës. Dhe nëse kjo akuzë dëshmohet të jetë e vërtetë, atij mund t’i merret titulli Ph.D.

Brengat e kopjes dolën në shesh kur Andreas Fischer-Lescano, profesor i drejtësisë në Universitetin e Bremenit, të shtunën e kaluar u ul dhe filloi ta shkruante pasqyrë të disertacionit të Guttenberg, të cilin ai e kishte publikuar në vitin 2009. Ai i tha gazetës se gjatë punës së rishikimit të punimeve siç është ky i Guttenberg, atij i është bërë shprehi t’i fus pasazhet në Google për të kontrolluar nëse ka ndonjë problem.

Mirëpo, kur këtë e bëri me të Guttenbergut, ai menjëherë e gjeti një artikull nga e përditshmja zvicerane “NZZ am Sonntag”, një pasazh të gjatë ku gjendej fjalë për fjalë puna e Guttenbergut, mirëpo pa citat. Kërkimet e mëtejme gjetën edhe pasazhe tjera me gjasë të kopjuara nga artikuj dhe burime tjera – disa me ndryshime të vogla, mirëpo shumica të riprodhuara, fjalë për fjalë. Disa faqe nga punimi 475-faqesh, me sa duket janë huazuar pa citim adekuat.

“Duplikimet tjera mund të gjenden përgjatë gjithë punimit dhe mbulimit të një varg temave”, thotë Fischer-Lescano për “Süddeutsche”, ku në disa vende, siç thotë ai, disertacioni zbulon “plagjiat të pacipë”.

Akuzat se ky zbulim i fundit mund të jenë të motivuara politikisht, janë mohuar nga Felix Hanschmann, një koleg dhe mik i Fischer-Lescano, i njohur për punën e plagjiatit.

“As Social Demokratët e as Partia e Majtë nuk qëndrojnë prapa nesh”, ka thënë Hanschmann për “SPIEGEL ONLINE”, duke iu referuar dy prej partive kryesore opozitare në Gjermani. Akuzat politike, siç thotë ai, “nuk më interesojnë fare mua”.

Ndërkaq, ministri Guttenberg i ka thënë “Süddeutsche” se e mirëpret hapin që universiteti ta kontrollojë disertacionin e tij. "Pres rezultatet e verifikimit... me gjakftohtësi”, ka thënë ai. “Punimin e kam përgatitur me njohuritë e mia dhe me vetëdije të pastër”.

Publikuar: 16.02.2011 | 15:20
Lexuar: 496 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime