Beppe Severgnini, editorialist në Corriere della Sera, shprehet: Berlusconi është një joshës serial. Ai është punëtor mes punëtorëve dhe mes fshatarëve. Ai është si italianët e zakonshëm. Ai bën shaka, flet për femrat, mburret. Në shumë ambiente tipike italiane është dikush si ai.
Il Cavaliere, i përfshirë në skandale, i sulmuar nga hetuesit, kryeministri italian Silvio Berlusconi me siguri që nuk po kalon periudhën më të admirueshme të karrierës së tij. Ai është gjithashtu edhe politikani më i pasur dhe më i suksesshëm i Evropës dhe duke se se ka aspak në plan të ndryshojë sjellje.
Në vitet 50 Silvio Berlusconi ishte një këngëtar anijesh turistike. Pas kësaj ai u bë një manjat pronash të paluajtshme, një manjat mediash e më pas kryeministër. Por ai nuk është thjesht një miliarder; ai kontrollon partinë dominuese të vendit, rrjetet kryesore televizive dhe qeverinë. Por ajo që e karakterizon më shumë është tipi i tipi i tij. Dëshirat e tij nuk janë aspak sekret.
Ai është mburravec, çka është pjesë e sharmit të tij, të qenit dinak nuk është stili i tij. Bashkëshortja e tij shkroi një letër publike para dy vjetësh, pasi ai i tha një anëtareje të kabinetit të tij se do martohej menjëherë me të nëse sdo ishte i martuar. Kjo u pasua nga publikimi i fotove, kur Berlusconi shfaqej në vilën e tij në Sardenjë me disa femra, një prej të cilave e ulur në prehrin e tij.
Beppe Severgnini, editorialist në Corriere della Sera, shprehet: Berlusconi është një joshës serial. Ai është punëtor mes punëtorëve dhe mes fshatarëve. Ai është si italianët e zakonshëm. Ai bën shaka, flet për femrat, mburret. Në shumë ambiente tipike italiane është dikush si ai.
Në çdo kafe mund të takosh dikë si ai. Ai është si burri tipik italian, por i shumëzuar me pesë. Interpretimet e atyre që e njohin në Itali ndryshojnë. Madje shprehen se burri i njohur si Il Cavaliere e sheh botën si skenën e tij personale, thjesht lë të ndodhë çdo gjë në publik, siç njerëz të tjerë të fuqishëm e të pasur bëjnë privatisht, i bindur se humori dhe sharmi i tij italian do fitojnë botën mbarë. Të tjerë shquajnë një llogaritje të thumbimeve të tij: të përçajë kundërshtarët, tu luhasë balancën pretendentëve të fronit të tij dhe mbi të gjitha, thjesht të ketë për vete gjithë vëmendjen e publikut.
Deri tani, i zgjedhur kryeministër tri herë, shumë e shohin tejkalimin e tij rastësor si një pjesë integrale të stilit të tij të drejtimit.
Antonio Amadori, një psikolog eksperimental dhe autor i një libri mbi Berlusconi-n, Mi Consenta, beson se kryeministri është më së shumti i shtyrë nga dëshira për të përmbushur krejtësisht vetëdijen e publikut. Të pyesësh se pse ai i bën ato gjëra është si të pyesësh pse Jerry Lewis i bën ato që bën.
Ai është ai që është. Ai është teatral dhe beson në karizmën e tij dhe aftësitë për të improvizuar, shprehet Antonio Amadori. Në fakt, Amadori vret mendjen nëse me mbërritjen e Obama-s dhe perspektivën e një figure aq mahnitëse, i ri dhe i pashëm në skenën botërore, Berlusconi është ndierë xheloz. Roberto Benigni, aktori italian, fitues i çmimit Oscar është shprehur dikur: Berlusconi është një dikush që të do të jetë gjithnjë protagonist. Ai do të jetë kudo. Ai do të jetë yll.