Në takimin punues janë dhënë drejtimet dhe detyrat e NJISH-së nëse vjen deri te protestat dhe tubimet siç po spekulohet në rrjetet sociale, në periudhën që po vjen. Ministrja Jankullovska ka shprehur pritje që njësitet do ta kryejnë detyrën e tyre dhe do ta japin maksimumin në interes të qytetarëve.
Ministrja e Punëve të Brendshme Gordana Jankullovska sot realizoi takim me kuadrin udhëheqës të Njësitit për intervenim të shpejtë (NJISH), ku krahas temave të rregullta, u bë edhe analizë e ngjarjeve të fundit në Kalanë e Shkupit.
Në takimin punues janë dhënë drejtimet dhe detyrat e NJISH-së nëse vjen deri te protestat dhe tubimet siç po spekulohet në rrjetet sociale, në periudhën që po vjen. Ministrja Jankullovska ka shprehur pritje që njësitet do ta kryejnë detyrën e tyre dhe do ta japin maksimumin në interes të qytetarëve.
"Ekziston shkallë e caktuar e mobilizimit dhe organizimit të grupeve të ndryshme, të cilat merren vesh kryesisht përmes rrjeteve sociale, për çka ne dërguam kërkesë zyrtare deri te administratori i Facebook-ut dhe deri te administratorët e tjerë që të pamundësohet plasimi i fjalës së urrejtjes dhe thirrja për dhunë, por njohuritë tona bazohen edhe në informatat të cilat i marrim nga terreni", deklaroi Jankullovska, lidhur me paralajmërimet për tubimin eventual të grupeve të reja të shtunën në Kalanë e Shkupit.
Ajo apeloi deri te të gjithë ata të cilët, siç tha, mendojnë për pjesëmarrje në ngjarje të tilla, ku do të mund të shkaktohej dhunë dhe prishje e rendit publik në përmasa më të mëdha, të heqin dorë sepse do të sanksionohen në mënyrën më të ashpër.
"Do të veprojmë në mënyrë joselektive dhe askujt nuk do t'i falim", paralajmëroi Jankullovska. Deri tani në MPB askush nuk ka paraqitur mbajtjen e protestave, por nëse të dy grupet i paralajmërojnë me rregull, Jankullovska sqaroi se do të bëhet vlerësimi, pasi që nëse paralajmërohet, nevojitet që organizatori i protestës të japë të dhëna për shërbimin e rendit, sa është numri i personave që priten, si mendon ta organizojë rendin publik...nëse vlerësohet se ekziston rrezik rritur, do të ndërmerren të gjitha instrumentet që i ka në disponim MPB-ja.
Ajo informoi se SPB-ja sot do të parashtrojë kallëzim penal për 60 persona, pasi mbrëmë janë identifikuar edhe 30 persona tjerë, të cilët kanë marrë pjesë në protestat në Kala.