E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Kryetari i komunës së Likovës, Sadulla Duraku thotë se shembullin e Drejtorisë, duhet ta ndjekin edhe institucionet e tjera.
Nė Likovė hapet sporteli tatimor i DAP-sė









Në komunën e Likovës sot solemnisht është hapur zyra e sportelit tatimor të Drejtorisë për të ardhura publike.

"Me hapjen e sportelit tatimor, u mundësohet banorëve të kësaj komune, qasje më të shpejtë, më të thjeshtë dhe më të lirë deri te shërbimet të cilat i ofron Drejtoria për të ardhura publike. Tani për tani ka një person të punësuar në zyre", deklaroi drejtori i drejtorisë rajonale - Shtip, Mitko Shatev.

DAP që prej para dy viteve filloi me hapjen e sporteleve tatimore në komunat më të vogla, me qëllim të afrimit të shërbimeve deri te qytetarët.

Kryetari i komunës së Likovës, Sadulla Duraku thotë se shembullin e Drejtorisë, duhet ta ndjekin edhe institucionet e tjera.

"Përveç DAP-së, zyre rajonale kanë hapur edhe Agjencia për përkrahje dhe zhvillim të bujqësisë, si dhe Qendra për punë sociale", potencoi Duraku.

Në komunën e Likovës jetojnë rreth 30.000 qytetarë

Publikuar: 16.02.2011 | 17:15
Lexuar: 441 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime