Të premten drejt fundit të ditës dhe të shtunën nga veriu do të mbizotërojë ajër i ftohtë i cili do të sjellë ulje të temperaturave dhe në disa vende reshjet e shiut do të shndërrohen në dëborë.
Nën ndikim të serisë së valës së lagësht nga Mesdheu në ditët e ardhshme do të mbizotërojë mot me vranësira me reshje të përkohëshme të shiut, në male me borë.
Të premten drejt fundit të ditës dhe të shtunën nga veriu do të mbizotërojë ajër i ftohtë i cili do të sjellë ulje të temperaturave dhe në disa vende reshjet e shiut do të shndërrohen në dëborë.
Në disa vende do të ketë edhe reshje më të mëdha dhe të vrullshme, veçanërisht në pjesët perëndimore dhe pjesët jugore ku lokalisht do të bien më shumë se 20 litra në metër katrorë. Përkohësisht do të fryjë erë e fortë me drejtim jugor, ndërsa të shtunën me drejtim verior.