E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Deri te kjo shifër ata thonë se do të arrijnë përmes uljes se çmimit të biletave duke rritur numrin e kompanive. “Në Ohër kemi pasur 45 mijë udhëtarë që është për 20 % më tepër se sa në vitin 2009, ndërsa në Shkup kemi pasur mbi 700.000 udhëtarë që është për rreth 15 % më tepër se sa në vitin 2009.
Aeroportet nė Maqedoni, rritet numri i udhėtarėve








Numri i udhëtarëve në Aeroportin e Shkupit në vitin 2010 ka qenë për 15 % më i lartë se sa në vitin 2009, ndërsa në Aeroportin e Ohrit 20 %. Këto shifra i prezantuan drejtuesit turk të Aeroporteve në Maqedoni. Ata thanë se në vitin 2011 synim i tyre është arritja e shifrave prej mbi 1 milion udhëtarë.

Deri te kjo shifër ata thonë se do të arrijnë përmes uljes se çmimit të biletave duke rritur numrin e kompanive. “Në Ohër kemi pasur 45 mijë udhëtarë që është për 20 % më tepër se sa në vitin 2009, ndërsa në Shkup kemi pasur mbi 700.000 udhëtarë që është për rreth 15 % më tepër se sa në vitin 2009. Dua të theksoj se kemi një fushatë agresive të marketingut me qëllim që në tregun ajror në Maqedoni të hyjnë më tepër kompani” tha Murat Ornekol, drejtor operativ i TAV Holdingut.

Në drejtim të rritjes së konkurrencës të Aeroportit të Shkupit , nga muaji qershor kompania ËIZZ AIR për qytetarët e vendit do të ofrojë bileta me çmime të lira. Si destinacion të parë me çmim fillestar të biletës prej 35 euro, kjo kompani e ofron linjën Shkup- Londër, ndërsa udhëtarët paguajnë vetëm për ato gjëra që i shfrytëzojnë. “Ne punojmë sipas parimit i cili thotë se ju si shfrytëzues i shërbimeve tona paguani për ato gjëra që i shfrytëzoni.

Nëse doni vetëm ulëse në aeroplan pa kurrfarë valixhe atëherë me të vërtetë është shumë lirë, por nëse doni që në aeroplan të keni valixhe me peshë të madhe atëherë ajo me të vërtetë do t’u kushtojë shumë” tha Jozef Varadi, drejtor ekzekutiv i WIZZ AIR. Çmimi i lartë i Kerozinit i taksave ajrore dhe shërbimeve tjera, ka ndikuar që aeroportet në Maqedoni të jenë ndër aeroportet më jo-konkurruese në rajon. Nevzat Mamuti

Publikuar: 16.02.2011 | 17:35
Lexuar: 514 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime