E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Nëse kërkohet nga tifozët të zgjedhin futbollistin kyç të Përfaqësueses së Spanjës për triumfin në botërorin "Afrika e Jugut 2010" përmes një sondazhi, atëherë pak e hiq do të jepnin votën e tyre për Sergio Busquetsin. Njësoj do të veprohej po të kërkohej edhe më i merituari për sukseset e Barcelonës.
Busquets, guri i ēmuar i Spanjės dhe i Barcelonės








Nëse kërkohet nga tifozët të zgjedhin futbollistin kyç të Përfaqësueses së Spanjës për triumfin në botërorin "Afrika e Jugut 2010" përmes një sondazhi, atëherë pak e hiq do të jepnin votën e tyre për Sergio Busquetsin. Njësoj do të veprohej po të kërkohej edhe më i merituari për sukseset e Barcelonës.

Mirëpo e vërteta është tjetër, të paktën nëse merren parasysh vlerësimet e ekspertëve.
Mesfushori 22-vjeçar i Barcelonës kryen detyra të "pista" në rolin defensiv si për klubin ashtu edhe për Spanjën dhe zakonisht është nën hijen e yjeve të tjerë, si Andres Iniesta, Xavi Hernandez dhe David Villa.
Komentet e fundit nga seleksionuesi spanjoll Vicente del Bosque dhe nga trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, tregojnë se Busquets ka pasur rol thelbësor te Spanja në Afrikën e Jugut dhe te Barcelona që ka fituar tetë trofe për dy edicione e gjysmë.
"Sikur të isha sot lojtar aktiv, dëshira ime më e madhe do të ishte të isha sikur Sergio Busquetsi", ka thënë Del Bosque, që në kohën e tij ka luajtur për Real Madridin.

Guardiola nuk ka fjalë për ta përshkruar Busquetsin

Guardiola ka drejtuar Busquetsin edhe në ekipin e dytë të Barcelonës dhe pas paraqitjeve të mira e ka promovuar atë në ekipin e parë.
"Për atë çka jep Busquetsi në fushë nuk kam fjalë ta përshkruaj. Kam vetëm fjalë të mira për lojën e tij", ka thënë Guardiola.
Gjatë një interviste, Busquets ka thënë se ka vetëbesim të madh në vete dhe kjo si rezultat i babait të tij, Carlesit, i cili në vitet 90 ka qenë portier i skuadrës së Barcelonës.
Busquets në vitin 2005 iu pati bashkuar akademisë së Barcelonës, e cila në ekipin e të rinjve gjithmonë ka pasur talentë të mëdhenj, në mesin e tyre ishin edhe Lionel Messi, Iniesta e Xavi. Për të rinjtë e Barçës deri vonë është kujdesur Guardiola, i cili në vitin 2008 i dha rastin Busquetsit të debutojë në La Liga.
"Ndoshta nuk jam lojtar që bie në sy dhe nuk jam njëri prej atyre që shënon gola vendimtar, por unë veten do ta përshkruaja si futbollist ekipor", ka thënë Busquets. "Mundohem të sakrifikojë veten për bashkëlojtarët, të ndihmojë ekipin, të qëndrojë i pozicionuar taktikisht dhe të luajë thjeshtë. Kjo është me rëndësi sepse bëjë balancën në mesfushë".

Busquets është vetvetja

Ai është pyetur se a mund ta krahasojë veten me ndonjë futbollist dhe a e sheh veten si model për dikë.
"Gjithmonë më kanë pëlqyer lojtarët e mëdhenj, por gjithashtu nuk besoj se mund të krahasoj veten me dikë. Mendoj se çdo futbollist duhet të jetë vetja, kjo është ajo që aplikojë unë", është shprehur Busquets.
Ish-futbollisti i Përfaqësueses së Portugalisë, Luis Figo, i cili në vitin 2008 la Barçën për Realin Madridin, ka qenë idhull i fëmijërisë për Busquetsin, por vetëm derisa ishte pjesë e Barcelonës.
Guardiola pos Busquetsit në ekipin e parë të Barcelonës ka "sjellë" edhe futbollistë tjerë nga ekipi i dytë. Njëri ndër ta është miku më i mirë i Busquetsit, mesfushori Pedro, që po ashtu po shkëlqen nga ndeshja në ndeshje.
"Ai pos përvojës së madhe është edhe studiues futbolli, pasi nuk lë pa zbuluar asnjë detaj. Di gjithçka për kundërshtarët tanë dhe di ku t'i sulmojë ata në mënyra të veçanta dhe të gjitha këto paraprakisht i aplikon në stërvitje", tha Busquets për trajnerin Guardiola.

Lëvdatat e bashkëlojtarëve

Bashkëlojtari i Busquetsit te Përfaqësuesja e Spanjës, mesfushori i Arsenalit, Cesc Fabregas, ka vetëm fjalë të mira për lojtarin e Barcelonës.
"Busquets është lojtar që ka dëshirë të mbajë topin, të bashkëpunojë me të tjerët në fushë dhe ka një vizion të mirë brenda në fushë", tha Fabregas. "Jam mësuar të luajë me të nga ndeshjet me Spanjën, por mund të them se ai është madhështor dhe i pandalshëm". Busquets, muajin e shkuar rinovoi kontratën e tij me Barcelonën, e cila do ta mbajë në "Camp Nou" deri në qershorin e vitit 2015 me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër. Mirëpo, ai është i bindur se do të përfundojë karrierën me fanellën e Barcelonës, me gjithë ofertat nga skuadrat angleze si Manchester United e Chelsea.
Në pyetjen se a do të ishte i suksesshëm edhe në Premier League sikur në La Liga, Busquets është treguar plot vetëbesim në përgjigje, sikundër është edhe në fushë.
"Mendoj se lojtarët e mirë mund të përshtaten në çdo ligë dhe çdo skuadër evropiane. Natyrisht, nganjëherë kërkohet kohë më shumë, por unë mendoj se kam cilësitë për t'u përshtatur shpejt në Angli", ka deklaruar Busquets.

Publikuar: 17.02.2011 | 10:17
Lexuar: 551 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime