Këngëtare me stil dhe me vlera, shembull për këngëtaret e reja që i futen show bizit. Me një familje të shëndoshë dhe të lumtur, tashmë shumë vite në skenë. Shumë e angazhuar nëpër mbrëmje muzikore gjë që tregon se akoma publiku e donë Gilin.
Këngëtare me stil dhe me vlera, shembull për këngëtaret e reja që i futen show bizit. Me një familje të shëndoshë dhe të lumtur, tashmë shumë vite në skenë. Shumë e angazhuar nëpër mbrëmje muzikore gjë që tregon se akoma publiku e donë Gilin. Për këto vite në skene, ruajtjen e imazhit prej një këngëtare të madhe, organizimit të koncerteve, pjesëmarrjes në Top Fest, bashkëpunimin me Enis Potokun si dhe një kërkesë drejtuar organizatorëve të festivalit, ju flet Gili.
Intervistoi:
Blerand Rexhepi
Shumë kohë në skenë, çka ndryshuar tek Gili nëpër gjithë këto vite ?
Mendoj se kam ecur me kohën. Të rinjët janë adhuruesit e mi më në numër dhe kryesisht temat e trajtuara në këngët e mia u dedikohen atyre. Por gjithmonë kam ruajtur veten time që të mbes origjinale përkunder kërkesave të ndryshme që kam pasur.
Edhe pse vitet kalojnë, ju gjithmonë dukeni ndryshe dhe shumë e freskët për publikun, si ia arrini gjithë këtë ?
Ndryshimet vijnë bashkë me vitet. Përvoja e fituar më ka lehtësuar përballjen me kërkesat e reja që imponon jeta dhe muzika në veçanti.
Kush është përkujdesur për juve gjatë këtyre viteve ?
Unë gjithmonë kam pas një ekip të gjërë profesionistësh të udhehequr nga Ilir Berani që është autor i këngëve të mija. Numri i madh i orkestrueseve, instrumentistëve, kreatorëve të modës, vallëtarëve etj. Ishin motori shtytës i karierës sime. Janë këta njerëz të mrekullueshëm për të cilët kam vetëm kujtime dhe fjalë të mira
Sipas gjithë asaj që kemi parë, jetoni një jetë të lumtur, keni dy djem të mrekullueshem, po prapa ekranit si shkon raporti bashkëshortor ?
Jeta që unë e jetoj është zgjedhja e ëndërrës sime. Jam e lumtur me familjen time si atë të ngushtë ashtu edhe atë të gjërë. Mundohem që të jem shembull i mirë edhe për këngëtaret e reja që e fillojnë rrugën e mundimshme të muzikës.
Shumë këngë, albume, videoklipe të realizuara, si mendoni ju ka mbetur diçka peng pa realizuar dhe që do e realizonit në vitet e ardhshme ?
Ndoshta koncerti solistik. Një ditë mbase do të vjen edhe ky moment shumë i dëshiruar në jetën time.
Po në jetën e përditshme me çka merreni ?
Kohën kur fëmijët janë në shkollë e shfrytëzoj maksimalisht për takime pune dhe miqësinë, kurse pasditet jam absolutisht në shërbim të fëmijëve.
Si erdhi deri tek ideja që të merrni pjesë në TopFest-6 ?
Kisha një këngë të mirë dhe mendova ta prezantoj në një festival të mirë. Edhe pse është përfolur se Top Festi i injoron këngëtaret më të vjetra, kënga ime e vërtetoi të kundërtën. Faktikisht unë konkurroj për çmimin më eminent, pra për Bestsong. Është edhe një porosi dhe dëshmi që kënga e mirë depërton gjithmonë.
Po për bashkëpunimin me Enis Potokun kush ju sugjeroi ?
Ishte ideja ime ngase e njoh prej vitesh. Sikur edhe me Ardit Stafain edhe me Enisin e ndjeja obligim që ta imponoj vokalistin e mirë publikut tim të gjerë që e kam. Të promovosh këngëtarë të ri dhe të mirë do të duhej të ishte obligim edhe i këngëtarëve të tjerë të popullarizuar.
E kishit paramenduar që kënga do bëhet aq shpejt Hit ?
Me përvojën që kam unë e sidomos Iliri, e kam ditur se do të pëlqehet shumë shpejtë.
Kënga është pëlqyer shumë, jeni në pritje të ndonje çmimi ?
Mbase do marrim atë të internetit sepse kënga prinë bindshëm para të tjerave. Konkurrojmë edhe për bestsong që është një çmim i nderuar për ne. Sa për çmimin e madh ai tashmë tradicionalisht mbetet në Shqipëri. Nëse nuk e fiton së shpejti këtë çmim ndonjë Kosovarë rrezik që ky festival të përfundojë si ai i Tvsh-së, pra pa kurrfarë interesi nga ana e emrave të mëdhenj të Kosovës.
Përveç Ilirit, kush tjetër është bashkëpunëtor i këngës ?
Orkestrimi është i Ardian Kastratit kurse muzika dhe teksti si gjithmonë i Ilir Beranit. Është realizuar në studion e Enis Preshevës.
Këngën e keni vizualizuar edhe me videoklip, ku është realizuar dhe për sa kohë është bërë ?
Meqë Enisi jeton në Zvicër dhe kishte vetëm tre ditë pushim e kemi organizuar punën asisoj që për këtë kohë shumë të shkurtër të mbarojmë këngën, të marrim pjesë në Top Fest dhe ta realizojmë klipin. Imagjinoni lodhjen dhe mundimin tonë.
Pas pjesmarrjes në Top Fest, ndonjë plan të rri se shpejti ?
Shohim e bëjmë.
Jeni pjesëmarrëse aktive nëpër koncerte të ndryshme, sa jeni e kënaqur me këtë punë ?
Është një çrregullim total në organizimin e koncerteve, por shpresoj se vetë këngëtarët do ta marrim punën në duart tona dhe do ta kthejmë dinjitetin artistik në skenë.
Keni menduar ndonjëherë që të ndryshoni profesionin ?
Unë jam me profesion profesoreshë e gjuhës dhe letërsisë shqipe, sikur të kisha kohë shtesë më shumë qejf do ti kthehesha ditarit dhe nxënësve por tani kam mundësi të merrem vetëm me këngën.
Do ua leni edhe ndonjërit prej djemve profesionin tuaj apo do leni të bëjnë zgjedhjen vetë?
Fëmijët e mi do ta zgjedhin vetë profesionin e tyre sipas dëshirës dhe afinitetit që kanë.