Nëse gjatë këtyre ditëve mbi ju janë formuar re të zeza, mos u ankoni. Për dallim nga ditët me diell, moti i keq ndoshta prish disponimin, megjithatë ngallë kujtesën.
Nëse gjatë këtyre ditëve mbi ju janë formuar re të zeza, mos u ankoni. Për dallim nga ditët me diell, moti i keq ndoshta prish disponimin, megjithatë ngjallë kujtesën.
Shkencëtarët nga Fakulteti për Psikologji të Universitetit New South Wales në Australi konstatuan se koha e keqe vepron në mënyrë stimuluese në aftësitë konjunktive.
Duke studiuar kapacitetet e memories të kalimtarëve të rastit në shoping gjatë kushteve të ndryshme klimatike, me testet përkatëse, është vërejtur se gjatë ditëve të vranëta, kur jemi të mrrolur, mbajmë mend më mirë sesa gjatë ditëve me diell, kur ndjehemi të lirë dhe të gëzuar.
Për të intensifikuar përvojën e ditës së vranët, në shoping-qendër, gjatë dy muajve sa zgjati ky eksperiment, dëgjohej muzika në përputhje me kushtet klimatike.
Këto fakte na bëjnë me dije se mënyra në të cilën njerëzit mendojnë, kualiteti i vlerësimit të tyre dhe preciziteti i memories së tyre është shumë nën ndikim të disponimit të tyre pozitiv apo negativ, komentoi profesor Joe Forgas, udhëheqësi i studimit, rezultati i të cilit këto ditë u publikuan në Journal of Experimental Psychology./express/