Nëse ushtria përfiton kontroll të mëtejshëm, atëherë janë dy lojtarët që do të kenë rol kyç në skenë. Së pari, Suleimani, që ka lidhje të forta me ushtrinë. Së dyti, edhe pse ministri i Mbrojtjes i Egjiptit, mareshali Hussein Tantawi ka qenë disi më në periferi, ai është pothuajse po aq i rëndësishëm.
Ellis Goldberg, Foreign Affairs
Një Parlament i zgjedhur lirisht dhe një qeveri e ri-konstituuar do ta dobësonte rolin e Presidencës, një pozicion që duket se ushtria do të përpiqet ta mbajë. Për më shumë që zgjedhjet e rregullta mund ta sjellin elitën e biznesit në Parlament, ku ajo do të ketë mundësi të punojë për të kufizuar rolin e ushtrisë në ekonomi. Një zhvillim i tillë do ti vinte sipërmarrjet e jashtëzakonshme ekonomike të ushtrisë - prej të kudogjendurve cilindra të propanit që pajisin shtëpitë e të gjithëve me gaz deri te veshjet, ushqimi dhe hoteleria - në rrezik të madh. Kjo, kur dihet që ushtria përherë ka preferuar që vendi të karakterizohet nga rregulli dhe hierarkia. Një pretendim që nuk përshtatet me turma përherë në rritje, që festojnë në rrugë.
Edhe nëse ushtarakët toleruan shumëçka, më tepër sesa bënë gjyshërit e tyre në vitet e 50-ta, ata me siguri që do të preferonin të kufizonin pjesëmarrjen në politikë të atyre, jeta e të cilëve kaloi në ushtri, duke mbështetur një sistem emërimi nga presidenti të ministrave. Në të vërtetë, në vend të zbatimit të ndryshimeve institucionale, figurat kryesore ushtarake do të preferonin të kënaqnin publikun me veprime simbolike. Me siguri, ata do të hetojnë biznesmenët më të korruptuar dhe partnerët e tyre ministra për shpërdorim të fondeve dhe pasurisë publike. Në të njëjtën kohë, ka gjasë të ketë edhe një hetim për ish-ministrin e Brendshëm për vrasje të qëllimshme të protestuesve gjatë krizës.
Nëse ushtria përfiton kontroll të mëtejshëm, atëherë janë dy lojtarët që do të kenë rol kyç në skenë. Së pari, Suleimani, që ka lidhje të forta me ushtrinë, është aktualisht në qendër të çdo negociate mes fraksioneve të opozitës dhe shfaqet përherë në televizion. Jo në mënyrë të papritur, ai ka bërë të qartë se nuk ka ndërmend të reformojë sistemin presidencial. Duke kërkuar të fitojë kohë, ai ka insistuar që edhe negociatat që zhvillohen duhet të kufizohen rreth çështjes së ndryshimit të tri neneve të Kushtetutës që kanë të bëjnë me zgjedhjet.
Së dyti, edhe pse ministri i Mbrojtjes i Egjiptit, mareshali Hussein Tantawi ka qenë disi më në periferi, ai është pothuajse kaq i rëndësishëm. Është ai që qëndron pas deklarimit të ushtrisë se nuk do të qëllohet ndaj egjiptianëve, pavarësisht famëkeqes polici të sigurisë. Në fakt, ushtria nuk qëlloi mbi demonstruesit apo rrugaçët që e sulmuan atë, por nuk shkoi aq larg sa të njohë kërkesat e tyre si legjitime. Kam dëgjuar rrëfime për arrestime nga ushtria të protestueseve apo edhe pjesëtarëve të grupeve për të drejtat e njeriut. Disa prej këtyre të fundit, të liruar, tregojnë se disa fraksione të ushtrisë mbështesin apelin e Mubarakut, sipas të cilit ai ka një mision për të çuar deri në fund. Ende, nën drejtimin e Tantawit, me gjasë do të kërkojë të duket neutrale teksa negociohet me pjesën tjetër të opozitës për të menaxhuar një tranzicion, edhe pse Suleiman po punon që të sigurohet se reforma do të jetë e kufizuar.
Regjimi i Mubarakut, siç u manifestua në dekadën e fundit me një korrupsion në rritje dhe një qeveri jokompetente që ka akorduar favore të jashtëzakonshme ekonomike në duart e biznesmenëve të lidhur me politikën - është shkatërruar.
Një sistem politik më i hapur dhe një qeveri më e përgjegjshme që siguron veten, duke i kthyer privilegjet dhe pushtetin ushtrisë, është ende një opsion që mund të marrë jetë në Egjipt. Dhe ushtria mund të pranojë këtë gjë si një pushtet tranzitor dhe të njohë se, pavarësisht se sa do të preferonte ajo, nuk mund të rikthehet me një kontroll të plotë. Ushtria e Egjiptit është shumë më profesionale dhe e arsimuar sesa ishte në vitet 50-ta, ka shumë ushtarakë që mund të njohin të mirat e demokracisë. Me shumë gjasë ka gjithsesi që të vihemi para faktit të një grushti shteti të ngadaltë dhe të një rikthimi të diçkaje të ngjashme me autoritarizmin e rreptë ushtarak të dekadave të kaluara.