E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Reka në fjalimin e tij përmendi se më 17 shkurt të vitit 1995, në fshatin Poroj u mbajtën ligjëratat e para në kuadër të Universitetit të Tetovës, i cili atë kohë ishte i kontestuar nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë.
Fjalimi i rektorit Prof. Dr. Agron Reka nė16 vjetorin e fillimit tė ligjėratave tė para nė USHT

"Dita e sotme për Universitetin Shtetëror të Tetovës shënon një datë të rëndësishme në historikun e tij 16 vjeçar. Kjo datë shënon ditën më të ndritshme të arsimit sipëror në gjuhën shqipe dhe ditën e veçantë për shqiptarët e Maqedonisë, sepse vendimi historik për themelimin e Universitetit me mësim në gjuhën shqipe ishte një hap historik dhe vizionar, për zgjidhjen njëherë e përgjithmonë të çështjes së arsimit sipëror në gjuhën shqipe në Republikën e Maqedonisë", thotë në fjalimin e tij në shënimin e 16 vjetorit të ligjëratave të para, dhe
inaugurimit të laboratorit të Fakultetit të Kulturës Fizike rektori i USHT-së, Agron Reka.

Ai theksoi se në historinë e tij 16-vjeçare, USHT-ja shënoi të arritura kolosale në fushën e arsimit, shkencës dhe kulturës, përkundër problemeve të shumta me të cilat u ballafaqua gjatë këtij rrugëtimi duke u shndërruar kështu në Universitet publik të respektueshëm brenda dhe jashtë vendit.

Reka në fjalimin e tij përmendi se më 17 shkurt të vitit 1995, në fshatin Poroj u mbajtën ligjëratat e para në kuadër të Universitetit të Tetovës, i cili atë kohë ishte i kontestuar nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë. Po të njëjtën ditë, në fshatin Reçicë e Vogël, nisja e ligjëratave u shoqërua edhe me konfrontim mes qytetarëve dhe policisë, i cili përfundoi me shumë të lënduar, të burgosur dhe një viktimë, rënien e dëshmorit të arsimit në gjuhën shqipe, Abdylselam Emini.

"Sot, pas 16 vjet pune akademike, numri i studentëve të diplomuar, i magjistrave dhe doktorëve të shkencave është i madh dhe për t’ia pasur lakmi edhe universitetet me moshë shumë më të gjatë. Në këtë rrugë të gjatë të sfidave të mëdha, pas plotë 10 vjetësh jetë akademike dhe veprimtari të suksesshme mësimore-shkencore, falë udhëheqjes politike shqiptare në Republikën e Maqedonisë, në vitin 2004, Universiteti Shtetëror i Tetovës u zyrtarizua përfundimisht, dhe sot funksionon si universiteti i vetëm publik me mësim në gjuhën shqipe, sipas ligjit për arsimin e lartë në Republikën e Maqedonisë", thekson Reka.

Gjithashtu ai përmend se tani USHT-ja është anëtar i barabartë i Konferencës së Rektorëve të Universiteteve në vend dhe i Konferencës evropiane të rektorëve, anëtar i Konferencës së universiteteve shqipfolëse dhe i shumë asociacioneve të rëndësishme ndërkombëtare.

"Universiteti ynë merr pjesë aktive në të gjitha proceset e reformave të arsimit të lartë në vend dhe në vazhdimësi kujdeset për implementimin e plotë të procesit të Bolonjës dhe Sistemit Evropian të Transferimi të Kredive. Numri i studentëve në Universitetin tonë për çdo vit shënon rritje,në të gjitha programet studimore dhe fakultetet e tij, kurse numri i mësimdhënësve dhe bashkëpunëtorëve ngrihet në aspektin e cilësisë dhe kualifikimit profesional-shkencor", thotë në fjalimin e tij rektori i USHT-së Agron Reka.

Në USHT, përveç studimeve themelore organizohen edhe studimet e ciklit të dytë, studimet master, përmes së cilave edhe synojmë ta kompletojmë dhe freskojmë kuadrin akademik mase të nevojshëm për mbarëvajtjen e procesit edukativo-arsimor në këtë institucion.

Publikuar: 17.02.2011 | 16:56
Lexuar: 623 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime