E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në kontroll teknik janë dërguar më shumë se 220.000 automjete në Azi, kryesisht në Azinë Juglindore, dhe rreth 156.000 automjete në Kinë. Kompania japoneze deri tani nuk ka regjistruar se për shkak të gabimeve teknike kanë ndodhur çfarëdo qoftë incidenti.








Kompania japoneze për automobila "Honda" sot kumtoi se ka tërhequr rreth 700.000 automjete në botë për shkak të gabimeve teknike të pjesëve të cilat munden ta bllokojnë motorin dhe të shkaktojnë probleme për lëvizjen e sërishme të automobilave.

Zëdhënësi i "Honda" Nacuno Asanuma deklaroi se tërheqja ka të bëjë me automjetin "frid",automobili kompakt "fit" dhe automjeti "siti" duke inkuadruar rreth 170.000 modele të "frid" dhe "fit" në Japoni.

Në kontroll teknik janë dërguar më shumë se 220.000 automjete në Azi, kryesisht në Azinë Juglindore, dhe rreth 156.000 automjete në Kinë. Kompania japoneze deri tani nuk ka regjistruar se për shkak të gabimeve teknike kanë ndodhur çfarëdo qoftë incidenti.

"Honda" për herë të fundit në dhjetor vitin e kaluar tërhoqi 1,35 milion modele të "fit", dhe rreth 621.000 jashtë vendit për shkak të evitimit të defektit në dritat e përparshme.

Fitimi i pastër i "Honda" në tre muajt e fundit të vitit të kaluar është ulur në pothuaj se 40 për qind në nivel vjetor si pasojë e përforcimit të jenit dhe uljen e kërkesës në Japoni, por udhëheqësia e kompanisë e rriti parashikimin për rritje të mundshme të fitimit në tërë vitin 2010, duke iu falënderuar zvogëlimit të shpenzimeve dhe shitjen e modeleve të reja.

Publikuar: 17.02.2011 | 20:27
Lexuar: 528 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime