E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

”Çdo fillim është i vështirë, por gratë në biznes duhet të jenë këmbëngulëse dhe të kenë përkrahjen familjes, atëherë edhe suksesi nuk do të mungojë”
Me punė dhe vetėbesim arrihen sukseset










Grupi i grave nga Komuna e Tearcës vizituan biznismenen nga Gostivari


Shaban Sinani


“Idetë tona i realizojmë në sukses” ishte motoja e planit aksional që realizohet në Komunën e Tearcës. Gratë nismëtare në bizneset e tyre edhe praktikisht patën mundësinë që të shohin nga afër se si udhëhiqet një ndërmarrje e suksesshme nga një grua.

Dëshira për të përcjellur përvojën e tyre dhe mbështetjen e grave nismëtare në bizneset e tyre, ata edhe praktikisht patën mundësi të përcjellin më për së afërmi se si një biznes i suksesshëm mund të drejtohet edhe nga një grua.

“Takimi i drejtpërdrejtë me një grua të suksesshme sipërmarrëse do të mundësojë që gratë të mësojnë nga përvojat, duke filluar nga zbatimi i idesë së hapjes dhe të zhvillimit të ndërmarrjes, vështirësitë me të cilat ballafaqohen gjatë punës së tyre, ishte edhe qëllimi kësaj vizite”-theksoi Sadije Aliti, koordinatore e këtij projekti.

Sipas saj informim i grave në lidhje me ekonominë e tregut, formën e marketingut të produkteve të tyre dhe mënyrat e prezantimit të punimeve e artizanareve, të mirat e përfshirjes së punës së femrave në rrjedhat ekonomike, të mirat dhe kontributi që mund të jepet në buxhetin e familjes, janë ndër qëllimet kryesore për realizimin e këtij aktiviteti.

Gëzime Fejzi prezantoi hapat e parë të fillimit të biznesit të saj, vështirësitë dhe problemet me të cilat është ndeshur. Ajo theksoi se rrethi me vështirësi e ka pranuar atë në krye të një ndërmarrjeje të suksesshme dhe se me vështirësi e kanë pranuar faktin se duhet të nënshkruajnë marrëveshje për bashkëpunim.

”Çdo fillim është i vështirë, por gratë në biznes duhet të jenë këmbëngulëse dhe të kenë përkrahjen familjes, atëherë edhe suksesi nuk do të mungojë”-theksoi zonja Fejzi.

Faktorët shoqëror janë të shumtë që ndikojnë drejtpërdrejt ose tërthorazi në përfshirjen sociale dhe pjesëmarrje në jetën politike, ekonomike dhe publike të grave.

Pamundësia e punësimit, mungesa e vendeve të lira të punës dhe varësia ekonomike, janë ndër arsyet kryesore që shumë gra nuk janë të punësuar, por gratë e kësaj komune në shtëpi realizojnë produkte të punuar me dorë nga tekstile dhe materiale të tjera, suvenire dhe vepra arti, të cilat shpesh mbeten për t'u përdorur në shtëpitë e tyre, sepse ata janë larg tregut dhe prezantimit në opinion.
Grupi i grave nga Komuna e Tearcës vizituan biznismenen nga Gostivari Gëzime Fejzi

Problemi i papunësisë dhe varësia ekonomike e grave vazhdon të jetë si një përparësi, sepse në një situatë të tillë, femrat të ndjehen të pa barabarta në shoqëri.

Ky aktivitet u realizua në kuadër të projektit “Nëpërmjet edukimit dhe përforcimit të kyçjes sociale dhe qytetërimit aktiv 2” nga grupi punues i Iniciativës së grave Antiko përkrahur nga UNIFEMI.

Kërkohet ndihmë dhe përkrahje nga subjektet e tjera në komunitet në drejtim të, promovimit e arsimit dhe prezantimin e produkteve, qasjen në informata, organizimin e ngjarjeve dhe të ngjashme.

Rritja e besimit në mesin e grave në lidhje me vlerën e tyre dhe cilësinë si një mundësi për të arritur përfitime financiare dhe përfshirje aktive në rrjedhat ekonomike si dhe promovimin e produkteve të bëra nga gratë në komunën e Tearcës të krijojnë kushte më të mira për shitjen e produkteve; dhe puna e tyre të kontribuojë në familje dhe shoqëri.

Janë realizuar punëtori edukative me eksperte ku janë bërë të njohur parametrat ekonomik, mënyra e paraqitjes së produkteve të tyre, mundësitë e tregut, si për të rritur aftësinë konkurruese të produkteve të tyre dhe si të organizojnë ngjarje promovuese.

Realizimi i suksesshëm i prezantimit publik dhe nxitjen e punës së dorës te gratë, si një kontribut për të bërë kontakte me blerësit e mundshëm dhe masat e mundshme për bashkëpunim në të ardhmen.

Format dhe mënyrat e kërkimit të tregut dhe plasimit të produkteve të punuara në dorë janë mundësi dhe ndihmë edhe për të kontribuar në ekonominë shtëpiake, aktivitetet dhe nismat e këtilla do të përkrahen dhe do të mbështetën nga Komuna e Tearcës.

Publikuar: 17.02.2011 | 13:48
Lexuar: 1116 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime