E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Nga kryeqyteti i Kongos veriore, Brandavili, ku ka zbritur me aeroplanin e tij, piloti shqiptaro-amerikan, James Berisha, shprehet i kënaqur me premtimet që po merr për njohjen e Kosovës. Misioni i tij i lobimit që nga 31 tetori është në kontinentin afrikan dhe ai thotë se gjithçka po shkon mirë.
James Berisha po vazhdon lobimin nė Afrikė





James Berisha, piloti shqiptar që po lobon për pavarësinë e Kosovës, thotë se ka premtime nga shumë shtete për njohjen e pavarësisë së Kosovës. Në një intervistë për Radio Blue Sky, nga Afrika, Berisha shprehet i kënaqur me premtimet që po merr nga shumë shtete për njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Megjithatë, në përvjetorin e tretë të pavarësisë së Kosovës nuk do të jetë në Prishtinë, por do të vazhdojë lobimin në kontinentin afrikan.

Nga kryeqyteti i Kongos veriore, Brandavili, ku ka zbritur me aeroplanin e tij, piloti shqiptaro-amerikan, James Berisha, shprehet i kënaqur me premtimet që po merr për njohjen e Kosovës. Misioni i tij i lobimit që nga 31 tetori është në kontinentin afrikan dhe ai thotë se gjithçka po shkon mirë.

James Berisha tha se ditëve të fundit është takuar me Ministrin e Jashtëm të shtetit afrikan Sotome Principe, nga i cili ka marrë premtime për njohjen e Kosovës. Por, Berisha thekson se premtimet për njohjen Kosovës ka marrë edhe nga shumë shtete tjera ku ai ka lobuar deri tani.

“Gjendem në Brandavil, kryeqytet i Kongos. Lobimi po shkon mirë, ka premtime reale deri tani. 90 shtete ku kam qenë në këto dy vite, janë në pajtim me pavarësinë e Kosovës, por për arsye të caktuara edne nuk e kanë bërë atë. Por, në përgjithësi, kam premtime në shumë shtete. Jam takuar para disa ditëve me Minsitrin e Jashtëm të Sotome principe”, ka thënë Berisha.

James Berisha thotë se nuk e ka pasur sa duhet ndihmën e institucioneve të Kosovës për misionin e tij, i cili është shumë i shtrenjtë. Përkundër kësaj, Berisha shprehet i vendosur që të vazhdojë me misionin e tij, duke theksuar se do ta mbaj premtimin e tij deri në fund. Berisha thotë se misionin e tij e ndihmojnë disa studentë të Univeristetit të Prishtinës.

Piloti shqiptar thotë se nuk do të jetë me 17 shkurt të festojë trevjetorin e Pavarësisë në Prishtinë, por uron një ditë të mirë dhe të mbarë të Pavarësisë dhe shpreson që vitin tjetër të jetë në Kosovë.

Publikuar: 18.02.2011 | 10:13
Lexuar: 320 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime