E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Burimet brenda PDK-së, ndërkohë, kanë njoftuar se qëndrimi i partisë është që Koalicionit Kosova e Re, të mos i jepen më shumë se tri ministri.
Partnerėt e Thaēit e presin hisen nė Qeveri









Hashim Thaçi ende nuk është marrë vesh me partnerët e koalicionit qeverisës se cilat ministri do t’i mbajë për PDK-në, e cilat do t’ua ndajë atyre. Edhe pse zyrtarizimi i koalicionit pretendohet se ka mbetur çështje orësh, sipas një zyrtari të lartë të PDK-së, ende nuk është diskutuar as për emrat e kandidatëve që mund t’i drejtojnë resorët e caktuar qeverisës.

Megjithatë, disa prej tyre veç kanë dalë në opinion, të enjten. Nga burimet brenda PDK-së është thënë se Hajredin Kuçi nuk do të jetë më zv. Kryeministër, por ministër i Drejtësisë. Kurse për ministrin aktual, Enver Hoxhaj, është thënë se do ta marrë në drejtim ministrinë e Punëve të Jashtme. Mirëpo, Kuçi e ka demantuar një gjë të tillë.“Ende nuk kemi folur për emra”, shkruan sot “Koha Ditore”.

Burimet brenda PDK-së, ndërkohë, kanë njoftuar se qëndrimi i partisë është që Koalicionit Kosova e Re, të mos i jepen më shumë se tri ministri.

Me këtë qëndrim të PDK-së, tashmë, janë të njoftuar edhe drejtues të AKR-së. Në kushte anonimiteti, një nga zyrtarët e lartë të kësaj partie, ka bërë të ditur se Thaçi ua ka ofruar Ministrinë e Forcës së Sigurisë, Ministrinë e Shëndetësisë, si dhe Ministrinë e Bujqësisë.
“Faktikisht kjo është krejt ajo çka na është ofruar. Por ne jemi duke insistuar me çdo kusht që së paku ta nxjerrim edhe Ministrinë e Ekonomisë”, është shprehur ai. Sipas tij, në krye të FSK-së pritet të vijë Agim Çeku, kurse në atë të Shëndetësisë, Ferid Agani. Për atë që do ta drejtojë Ministrinë e Bujqësisë, sipas tij, do të vendoset shumë shpejt. Qëllimi i AKR-së që ta marrë edhe Ministrinë e Ekonomisë, sipas tij, bëhet për dy qëllime. “E para që ta sistemojmë ose Muhamet Mustafën, ose Mimoza Kusari-Lilën në krye të kësaj ministrie, dhe e dyta, që të kemi hapësirë sa më të madhe veprimi në kuadër të partneritetit qeverisës”, ka thënë ky zyrtar i AKR-së.

Në rast se Mustafa do të bëhej ministër, atëherë Kusari-Lila, sipas tij, do të bëhej zëvendëskryeministre. “Por mund të ndodhë edhe e kundërta”, ka shtuar ai. I njëjti ka njoftuar se PDK-ja ka treguar një lloj gatishmërie për t’ua lënë në duar Ministrinë e Transportit dhe Postë-telekomunikacionit, mirëpo siç ka thënë ai, kjo ministri nuk është e pranueshme për AKR-në. “Askush nuk dëshiron që ta marrë një ministri të zhytur në borxhe”, ka theksuar ky zyrtar.

Koalicioni për Kosovën e Re, fillimisht, ka kërkuar që të ketë postin e presidentit, gjashtë ministri dhe shtatë zëvendësministra.
Mirëpo, nënkryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka paralajmëruar se pjesëmarrja në Qeveri do të varet nga numri i vendeve që i kanë në Kuvendin e Kosovës.

Më shumë se ¼ e ministrive pritet ta marrin partitë e komuniteteve pakicë, serbe dhe joserbe, pasi ato në fakt përbëjnë 1/3 e shumicës parlamentare.

SLS-ja e Slobodan Petroviqit, e cila në mandatin e kaluar ka pasur dy ministri, tash synon t’i ketë tri. Kjo parti, ka ambicie që ta mbajë Ministrinë e Punës dhe atë të Kthimit, plus një tjetër që do t’ia ndante Thaçi. Një ministri e pret Partia Demokratike Turke dhe një tjetër, e presin partitë tjera joserbe.

Thaçi i kishte premtuar edhe Ukë Rugovës se do t’ia ndante një ministri, mirëpo, me kushtin që Rugova t’ia siguronte një mbështetje parlamentare. Pavarësisht nga kërkesat e partnerëve qeverisës, PDK-ja sipas një zyrtari të saj, do t’i mbajë gjysmën e ministrive për vete.
Tri mendon t’ia japë Koalicionit Kosova e Re, dy SLS-së, kurse nga një: Partisë Demokratike turke, partive të komuniteteve joserbe dhe listës “Ibrahim Rugova”.

Publikuar: 18.02.2011 | 11:01
Lexuar: 312 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime