E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në ligjëratën që e mbajti doc.dr. i psikologjisë Ana Frichan, nxënësit e shkollës së mesme nga shkolla automekanike dëgjuan si të tejkalohen konfliktet, stereotipat dhe paragjykimet nga etnikumi i ndryshëm.
Zėvendėskryeministri Ademi dhe ministrat Todorov dhe Jankullovska morėn pjesė nė ligjeratėn pėr zgjidhjen konflikteve






- Nxënësit nga shkolla e mesme etnikisht e përzier "Boro Petrushevski" në Shkup sot patën ligjëratë për tolerancën dhe bashkëjetesën në shoqërinë multikulturore. Ku morën pjesë edhe kryeministri Abdilaqim Ademi dhe minstri i Arsimit dhe Shkencës dhe i Punëve të Brendshme Nikolla Todorov dhe Gordana Jankullovska, të cilët dje apeluan që të rinjtë të përmbahen nga sjellja e dhunshme.

Në ligjëratën që e mbajti doc.dr. i psikologjisë Ana Frichan, nxënësit e shkollës së mesme nga shkolla automekanike dëgjuan si të tejkalohen konfliktet, stereotipat dhe paragjykimet nga etnikumi i ndryshëm.

"Toleranca nuk duhet të jetë pasive dhe askush të mos durohet, por aktive - që do të thotë respektim i tjetrit dhe pranimi i të gjitha ideve dhe qëndrimeve të tij sado që të jenë të ndryshme nga tonat. Toleranca aktive është bashkëpunim dhe është baza e interkulturalitetit ", tha mes të tjerash ligjëruesja Frichan.
Zëvendëskryeministri Ademi dhe ministrat Todorov dhe Jankullovska morën pjesë në ligjeratën për zgjidhjen konflikteve

Përveç në fillimin e orës, kur u përpoqën konfliktin ta definojnë si term, nxënësit nuk hyn në diskutim dhe nuk parashtruan pyetje, ndoshta për shkak të pranisë së përfaqësuesve qeveritar apo mediave.

Ministri Todorov më pas deklaroi për gazetarët se ligjërata do të ketë në të gjitha shkollat në Maqedoni dhe deri te gjitha ata, e veçanërisht deri në shkollat e mesme në Shkup, MASH u ka dërguar korrespondencë kujdestarëve të klasave t'u flasin nëxënësve për këto tema. Tha se këto aspekte janë të pranishme edhe në ndryshimet më të reja të ligjeve për arsimin fillor dhe të mesëm, që parasheh këshillimin e prindërve nëse fëmijët që kanë sjellje të dhunshme.
Zëvendëskryeministri Ademi dhe ministrat Todorov dhe Jankullovska morën pjesë në ligjeratën për zgjidhjen konflikteve

"Kjo luftë nuk mund të bëhet vetëm nga njëra anë vetëm në shkolla apo shtëpi. Në të duhet të jenë të inkuadruar edhe prindërit, dhe nxënësit, dhe shoqëria, dhe ne, politikanët, dhe për këtë marrim pjesë në këtë orë" tha Todorov.

Drejtoresha e SHMAK "Boro Petrushevski" Sonja Ristovska deklaroi se probleme ndëretnike në shkollën e tyre nuk ka dhe nxënësit i mësojnë shprehitë dhe zakonet e ndryshme. Dhe disa nxënës deklaruan se pajtohen mirë me nxënësit nga bashkësitë e ndryshme etnike me disa edhe shoqërohen, dhe se ligjërata ka qenë e dobishme për ato.

Në SHMAK ka 22 paralele me rreth 700 nxënës të shkollave të mesme të cilat mësojnë në gjuhën maqedonase dhe 19 paralele me rreth 450 të cilët mësojnë në gjuhën shqipe.
Zëvendëskryeministri Ademi dhe ministrat Todorov dhe Jankullovska morën pjesë në ligjeratën për zgjidhjen konflikteve
Zëvendëskryeministri Ademi dhe ministrat Todorov dhe Jankullovska morën pjesë në ligjeratën për zgjidhjen konflikteve

Publikuar: 18.02.2011 | 06:09
Lexuar: 521 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime