E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Manifestimi qendror për shënimin e 16-vjetorit të ligjëratave të para në Universitetin e Tetovës u organizua në Amfiteatrin e Rektoratit të USHT-së, në të cilin morën pjesë një numër i madh i studentëve, profesorëve dhe mysafirëve të ftuar.
USHT e shėnoi 16-vjetorin e ligjėratave tė para









Universiteti Shtetëror i Tetovës, të enjten, më 17 shkurt 2011, me një varg aktivitetesh e shënoi 16-vjetorin e mbajtjes së ligjëratave të para. Rektori i USHT-së, Prof. dr. Agron Reka, i shoqëruar nga stafi i tij, fillimisht bënë homazhe dhe vendosën kurora me lule te busti i dëshmorit të arsimit, Abdylselam Emini, i cili ra në mbrojtje të arsimit shqip, pikërisht në ditën e sotme, 16 vjet më parë.

Më pas, delegacioni i Universitetit, i kryesuar nga Prorektori për shkencë, Prof. dr. Reshat Qahili, e vizitoi edhe fshatin Poroj, respektivisht ndërtesën ku edhe u mbajtën ligjëratat e para, më 17 shkurt 1995. Më pas, u lëshua në përdorim Laboratori i Fakultetit të Kulturës Fizike, i përgatitur në kuadër të Programit Tempus.

Manifestimi qendror për shënimin e 16-vjetorit të ligjëratave të para në Universitetin e Tetovës u organizua në Amfiteatrin e Rektoratit të USHT-së, në të cilin morën pjesë një numër i madh i studentëve, profesorëve dhe mysafirëve të ftuar.
USHT e shënoi 16-vjetorin e ligjëratave të para

“Historia shqiptare njeh shume data të rëndësishme, por për shqiptarët e Republikës së Maqedonisë, dita më e shënuar padyshim është ajo e 17 shkurtit të vitit 1995. Në ditën e sotme, para 16 vjetësh, studentët shqiptarë të këtyre anëve, më në fund e realizuan ëndrrën e tyre dhe të shumë atdhetarëve të gjeneratave me radhë, me fillimin e ligjëratave të para në objektet e Universitetit të Tetovës, në fshatin Poroj dhe në Reçicë të Vogël.

Popullata shqiptare e Tetovës me rrethinë ishte ngritur në këmbë për të parë “lindjen e ardhmërisë së tij”. Në Reçicë të Vogël dhe në Poroj ishin tubuar mijëra njerëz për të përshëndetur bijtë dhe bijat e tyre që shkruanin faqen më të ndritur të historisë të kësaj pjese të trungut shqiptar, lindjen e Universitetit të Tetovës”, u tha në fillim të manifestimit.
USHT e shënoi 16-vjetorin e ligjëratave të para

Rektori i USHT-së, Prof. Dr. Agron Reka, duke folur për fillimin e ligjëratave në këtë tempull të diturisë, theksoi se sita e sotme për USHT-në shënon një datë të rëndësishme në historikun e tij 16-vjeçar.

“Kjo datë shënon ditën më të ndritur të arsimit sipëror në gjuhën shqipe dhe ditën e veçantë për shqiptarët e Maqedonisë, sepse vendimi historik për themelimin e universitetit me mësim në gjuhën shqipe ishte një hap historik dhe vizionar për zgjidhjen njëherë e përgjithmonë të çështjes së arsimit sipërorë në gjuhën shqipe në Republikën e Maqedonisë”, theksoi Prof. dr Agron Reka, Rektor i USHT-së.

Në shënimin e këtij përvjetori ishin ftuar të gjithë ish-Rektorët e Universitetit Shtetëror të Tetovës, përfshirë edhe Rektorin e parë, Prof. dr. Fadil Sulejmani, i cili për shkaqe të panjohura për ne nuk mori pjesë në këtë solemnitet, edhe pse një ditë më parë e konfirmoi pjesëmarrjen e tij.

Fjalimi i Rektorit të USHT-së, Prof. dr. Agron Reka
USHT e shënoi 16-vjetorin e ligjëratave të para


Në shenjë falënderimi dhe mirënjohje për kontributin e Tij për Universitetin Shtetëror të Tetovës dhe përkushtimin ndaj arsimit, diturisë dhe kulturës, Rektori i Universitetit Shtetëror të Tetovës, Prof. dr. Agron Reka, i ndau Mirënjohje Rektorit të Universitetit “Foro Italiko” të Romës, Prof. dr. Paolo Parisi.

Pas marrjes së mirënjohjes, Rektori Paolo Parisi, u falënderua për respektin e treguar ndaj tij dhe shprehu përkushtimin e tij dhe të bashkëpunëtorëve të vet për thellimin e bashkëpunimit në mes USHT-së dhe Universitetit “Foro Italico”, të Romës.

Mirënjohje dhe Pllaketë e USHT-së, ishte paraparë që t’i ndahet edhe Rektorit të parë të Universitetit, Prof. dr. Fadil Sulejmani, por ai edhe pse paraprakisht e konfirmoi ardhjen e tij, megjithatë pa kurrfarë arsyetimi, mungoi në shënimin e ditës më të rëndësishme të Universitetit.

Manifestimi për shënimin e 16-vjetorit të ligjëratave të para në USHT, u shoqërua edhe me një program artistik, të përgatitur nga profesorët e Fakultetit të Arteve, sopranoja, Nita Zenuni dhe pianisti Shkëlzen Baftjari.
USHT e shënoi 16-vjetorin e ligjëratave të para
USHT e shënoi 16-vjetorin e ligjëratave të para
USHT e shënoi 16-vjetorin e ligjëratave të para
USHT e shënoi 16-vjetorin e ligjëratave të para

Publikuar: 18.02.2011 | 15:33
Lexuar: 763 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime