Sipas RTK-së, PDK do ti ketë deri në tetë ministri, AKR do të ketë tre deri në katër ministri, Lista Dr. Ibrahim Rugova do të ketë një ministri, dhe ministritë e tjera do tu takojnë pakicave.
Derisa nënshkrimin zyrtar i marrëveshjes së koalicionit qeverisës ndërmjet Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe partive tjera, do të bëhet të shtunën, tashmë dihet se kush do ti përfaqësojë disa nga dikasteret ministrore për secilën parti.
Sipas RTK-së, PDK do ti ketë deri në tetë ministri, AKR do të ketë tre deri në katër ministri, Lista Dr. Ibrahim Rugova do të ketë një ministri, dhe ministritë e tjera do tu takojnë pakicave.
Televizioni publik raporton se zëvendëskryeministër i parë do të mbetet Hajredin Kuçi, Muhamet Mustafa nga AKR dhe Slobodan Petrovic do të jenë zëvendëskryeministrat e rinj. Po ashtu sipas RTK-së, Fatmir Limaj, Ministër në largim i Transportit, nuk do të jetë në qeverinë e re.
Ndërsa këta janë ministrat e mundshëm sipas televizionit publik:
Enver Hoxhaj Ministër i Jashtëm
Bekim Çollaku Ministër i Arsimit
Bajram Rexhepi Ministër i Punëve të Brendshme
Vlora Çitaku Ministre për Integrime Evropiane
Agim Çeku Ministër i Forcës së Sigurisë së Kosovës
Ferid Agani Ministër i Shëndetësisë
Edhe Mimoza Kuari- Lila, nënkryetare e AKR-së do të jetë në kabinetin e ri qeveritar, ndërsa ministritë e tjera dhe emrat e ministrave të rinj pritet të mësohen së shpejti. (zëri)