E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Shtatë muaj pas njohjes së pavarësisë së Kosovës, Maqedonia normalizon marrëdhëniet me Serbinë. Më 7 maj për vizitë zyrtare në Shkup do të qëndrojë ministri i jashtëm serb Vuk Jeremic, i cili do të pritet nga kolegu i tij Antonio Milloshoski.
Shkupi normalizon raportet me Beogradin










Shtatë muaj pas njohjes së pavarësisë së Kosovës, Maqedonia normalizon marrëdhëniet me Serbinë. Më 7 maj për vizitë zyrtare në Shkup do të qëndrojë ministri i jashtëm serb Vuk Jeremic, i cili do të pritet nga kolegu i tij Antonio Milloshoski.

Vizita e tij pason pas vendimit të Beogradit zyrtar të pranoj propozimin e qeverisë së Maqedonisë që ambasador i ardhshëm në Beograd të jetë Lubisha Georgievski, ish kryetari i parlamentit dhe ish ambasador i Maqedonisë në Sofje të Bullgarisë.

Të enjten e kaluar presidenti serb Boris Tadic ka pranuar agremanet me çka është mënjanuar edhe pengesa e fundit që pas shtatë muajve Maqedonia të kthej ambasadorin e saj në Serbi.

Menjëherë pas njohjes së pavarësisë së Kosovës, në shenjë proteste Beogradi dëboi ambasadorin e atëhershëm të Shkupit në Serbi Alkeksandar Vasilevski.

Maqedonia njohu Kosovën në 9 tetor të 2008, por edhe shtatë muaj pas këtij vendimi ende nuk janë vendosur marrëdhëniet diplomatike në nivel ambasadorësh me Kosovën. Sa normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë do të përshpejtoj realizimin e kësaj procedure formale që e quajnë autoritet e Shkupit ose do të ngadalësojë, mbetet të shihet.

Burime në Ministrinë e Jashtme të Maqedonisë për Alsat thonë se vetëm 4 ditë pas vizitës së ministrit të Jashtëm serb Jeremic në Shkup edhe zyrtarisht do të marrë postin e tij presidenti i ri i shtetit Gjorge Ivanov, ndërsa Qeverisë nuk i mbetet asgjë përveç se të formalizojë vendimin për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Prishtinën edhe atë pikërisht në maj, gjegjësisht pjesën e dytë të majit.
Shkëlzen Aqifi

Publikuar: 21.04.2009 | 03:11
Lexuar: 1501 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime