E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Delegacionin nga Republika e Maqedonisë e kryeson Koce Trajanovski kryebashkiak i Shkupit dhe kryetar i BNJVL-së, nënkryetarët e BNJVL-së Zoran Damjanovski dhe Izet Mexhiti dhe drejtoresha Dushica Perishiq.
Nė Paris mbahet Konferencė pėr integrimin e vendeve tė Ballkanit Perėndimor nė BE









"Ardhmëria evropiane e Ballkanit Perëndimor - kontributi i njësive territoriale" është tema e konferencës dyditore e cila filloi dje në Senatin francez, në të cilën marrin pjesë përfaqësues të autoriteteve lokale dhe rajonale nga vendet e Ballkanit dhe përfaqësues të institucioneve evropiane.

Delegacionin nga Republika e Maqedonisë e kryeson Koce Trajanovski kryebashkiak i Shkupit dhe kryetar i BNJVL-së, nënkryetarët e BNJVL-së Zoran Damjanovski dhe Izet Mexhiti dhe drejtoresha Dushica Perishiq.

Në konferencën do të bisedohet për rolin dhe kontributin e bashkëpunimit ndërkombëtar të autoriteteve lokale në procesin e integrimit evropian, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Parisi.

Të gjithë pjesëmarrësit në fjalimet e tyre përkujtuan në rëndësinë të cilën njësitë territoriale franceze (komunat, departamentet, rajonet), si edhe institucionet evropiane të cilat punojnë me njësitë locale, ua japin rajonit të Ballkanit. Madje u theksua bindja se "ardhmëria e Ballkanit është në Evropë". Duke pasur parasysh specificitetin e temës, pjesëmarrësit posaçërisht insistuan në rolin e njësive territoriale dhe transmetimet e përvojave nga ata të cilët veçmë janë anëtare në BE ndaj atyre të cilët dëshirojnë të bëhet anëtare.

Posaçërisht interesante ishin përvojat e shfrytëzimit të fondeve evropiane nga ana e njësive locale nga Sllovenia dhe Kroacia. Kryebashkiaku i Shkupit Koce Trajanovski foli për përvojat e Maqedonisë në procesin e decentralizimit dhe për sfidat e autoriteteve locale në vend. Në diskutimin ai veçanërisht insistoi për bashkëpunim ndërkufitar të komunave nga Maaqedonia me ato nga vendet fqinje, duke shprehur keqardhje që për shkak të vendimit të autoritetit qendror grek është bllokuar bashkëpunimi ndërkufitar midis komunave të Maqedonisë dhe Greqisë.

Përfaqësuesit e rajonit francez të Normandisë së Poshtme u përqëndrua në bashkëpunimin "unikat" të një rajoni evropian me një shtet evropian - Maqedonia, në të gjitha sfera dhe para se gjithash në transmetimet e përvojave, ndërsa më shumë qytete normande u vëllazëruan me qytet nga Maqedonia, si Kani me Ohrin.

Fransoa Rebsamen, prefekt dhe senator i Dizhonit dhe njëri prej organizatorëve të konferencës, foli për bashkëpunimin e ripërtërirë të këtij qyteti francez me Shkupin.

Temë kryesore e programit për bashkëpunim midis dy qyteteve është zhvillimi i qëndrueshëm urban i cili deklinohet në tre sfera pune: rregullim të territorit, qeverisjen lokale dhe rrezatimin ndërkombëtar.

Në kuadër të bashkëpunimit të ripërtërirë, delegacion, i përbërë nga përfaqësues të qytetit, të Grand Dizhonit dhe kampusit evropian të Shkencave politike nga Parisi në Dizhon paradokohe e vizitoi Maqedoninë me qëllim që të saktësohet programi për aksione me axhendë operative.

Nga 15 shkurti deri më sot qëndroi një delegacion i Shkupit qëndroi në Dizhon që të merr pjesë në seminarin e këmbimit dhe praktika e mirë e cila i dedikohet rregullimit urban. pritet që në sferën e kulturës të vendosen këmbime të numërta midis Dizhonit dje Shkupit, posaçërisht mes të rinjve dhe në sferën e jetën asociative.

Konferenca në Paris mbahet në momentin kur Franca në nivel kombëtar shpreh përmbajtshmëri të caktuar për procesin e zgjerimit, por njësitë territoriale të këtij vendi konsiderojnë se procesi i zgjerimit duhet të vazhdojë ndërsa ata janë të gatshëm të ndihmojnë, posaçërisht në afrimin e qytetarëve nga vendet kandidate me ata të cilët janë veçmë anëtare, me ç'rast do të largohen "druajtjet artificiale dhe paragjykime për vendet e Ballkanit".

Konferenca në Paris është organizuar nga ana e Shoqatës franceze të Këshillit të Komunave dhe Rajonave të Evropës (AFCCRE) me të cilën kryeson, në partneritet me qytetin Dizhon dhe Aglomeracioni Grand (i madh)Dizhon dhe me mbështetje financiare të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Evropiane.

Publikuar: 19.02.2011 | 16:50
Lexuar: 415 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime