Sot ajo është pak e njohur për publikun, për faktin se të tjera femra të famshme kanë pushtuar ekranet dhe skenat shqiptare, por në vitin 1998 kur u kurorëzua më e bukura e Shqipërisë, sytë e të gjithë shqiptarëve ishin drejtuar pikërisht tek ajo. Kopertinat dhe revistat më të rëndësishme të kësaj periudhe hapeshin me fytyrën vezulluese të saj.
Megjithë këtë vlerësim të madh dhe publicitetit në Media, vajza e bukur nga Burreli, Aldona Elezi, Dona siç i thërrasin me përkëdheli, sot nuk ndihet një vajzë me fat, përkundrazi ndihet e trishtuar për perspektivën e jetës së saj: Një natë para se të shpallesha Miss Albania 1998, pashë një ëndërr, sikur fitova kurorën e bukurisë. Pas kësaj nate nuk kam parë më ëndrra të tilla kaq të bukura që të shpresoj për surpriza të reja.
Ajo na tregon fëmijërinë dhe rininë e saj: Kam qenë një fëmijë i bukur që komplimentohesha shpesh, ndërkohë që shkollë të mesme më shumë bija në sy për gjatësinë time 1.79 centimetra. Kam qenë një vajzë e shoqërueshme me shpirt të kthjellët që më pëlqente Rusia dhe udhëtimi me kalë.