E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Këta njerëz e dinë se me shkollë të përfunduar kanë gjasa më shpejtë të punësohen, me çka do t’i përmirësojnë kushtet e jetesës për ekzistimin e tyre personal” tha ministri i arsimit Nikolla Todorov. Për haraçinasit, marrja e dëftesës për vitin e parë të shkollës së mesme të tregtisë do të thotë stimul që ata të vazhdojnë shkollimin e tyre edhe nëpër universitete.
'Mėsim nate'- Haraēinė, 109 nxėnės mbarojnė vitin











109 haraçinas me sukses përfunduan vitin e parë të shkollës së mesme për të rritur. Me këtë rast ministri i Arsimit dhe Shkencës, Nikolla Todorov, theksoi se ky projekt është një hap para në rritjen e konkurrencës së forcës punëtore në Maqedoni.

Sipas tij, kjo dëshmon se banorët e kësaj komune e duan arsimin dhe duan të arsimohen ,por kushtet ekonomike kanë pamundësuar një gjë të tillë. Todorov u shpreh se ky projekt do të realizohet edhe në vendbanime tjera të Maqedonisë. “Këta njerëz e dinë se arsimi është mjet i vetëm që u mundëson jetë më të mirë.

Këta njerëz e dinë se me shkollë të përfunduar kanë gjasa më shpejtë të punësohen, me çka do t’i përmirësojnë kushtet e jetesës për ekzistimin e tyre personal” tha ministri i arsimit Nikolla Todorov. Për haraçinasit, marrja e dëftesës për vitin e parë të shkollës së mesme të tregtisë do të thotë stimul që ata të vazhdojnë shkollimin e tyre edhe nëpër universitete.

“Mendoj se do të punësohem, poashtu mendoj se do të regjistrohem edhe në fakultet” u shpreh një nxënëse.“Për veten time, unë kam dëshirë që të regjistrohem në fakultet” tha një tjetër nxwnwse.

Sipas koordinatorit të këtij projekti Faruk Zeqiri, interesi i banorëve për të mbaruar shkollën e mesme për të rritur është i lartë.“ Projekti është realizuar nga ana e profesorve të shkollës së mesme ‘Cvetan Dimov’ në bashkëpunim me Qendrën për zhvillim për të rritur, ndërsa është financuar nga ana e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës” tha Faruk Zeqiri, koordinator i projektiit për shkolla të msme për të rritur.

Sipas statistikave të fundit të cilat i prezantoi ministri Todorov, 50 % e popullsisë në Maqedoni është vetëm me arsim fillor. Todorov thotë se pikërisht këto programe do të ndikojnë që niveli i arsimimit të popullsisë në vend të shënojë rritje. Nevzat Mamuti

Publikuar: 19.02.2011 | 18:34
Lexuar: 612 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime