Dijetarë të nderuar, këtë vit do të mbahet Kongresi i IX Ndërkombëtare i Shkencave Sociale të Botës Turke", në Baku të Azerbajxhanit, më 15-16 qershor 2011, në bashkëpunim me katër universitetet; "State University of Economics," Kirgistan ", Universiteti i Ekonomisë dhe Ndërmarrësisë" nga Turqia, "University of London" dhe "Gazi University".
Dekani i Fakultetit Filologjik, Prof. Dr. Arbër Çeliku, emërohet anëtar i Këshillit shkencor të Kongresit Mbarëkombëtar Turk, si i vetmi nga Maqedonia. Lajmi është publikuar nga vetë organet e Kongresit Mbarëbotëror Turk në faqen e tyre zyrtare të internetit, ku thuhet:
Dijetarë të nderuar, këtë vit do të mbahet Kongresi i IX Ndërkombëtare i Shkencave Sociale të Botës Turke", në Baku të Azerbajxhanit, më 15-16 qershor 2011, në bashkëpunim me katër universitetet; "State University of Economics," Kirgistan ", Universiteti i Ekonomisë dhe Ndërmarrësisë" nga Turqia, "University of London" dhe "Gazi University".
Kjo vjen nga fakti që Prof. Dr. Arbër Çeliku ka një bagazh të madh intelektual dhe shkencor. Ai është përkthyesi i 26 librave artistikë dhe shkencorë nga gjermanishtja në shqipe, botuesi i dy teksteve universitare, një në vend dhe një në shtëpinë botuese prestigjioze gjermane Peter Lang.
Ai, gjithashtu ka marrë pjesë në mbi 10 konferenca dhe kongrese ndërkombëtare të gjuhësisë shqiptare dhe asaj gjermane, si në Tiranë, Prizren, Vjenë, Bonn, Mannheim, Solothurn, etj, ka publikuar përmbi 15 artikuj shkencorë nëpër revista ndërkombëtare dhe është fituesi i 3 bursave ndërkombëtare, si përkthyes në Berlin, Vjenë dhe në rezidencën e Fondacionit Alfred Toepfer në Gut Siggen.