Me këtë nismë Obama dëshiron të tregojë se është i gatshëm t'u vendosë kufizime shpenzimeve shtetërore në momentin kur është kritikuar ashpër nga kundërshtarët politikë të Partisë republikane dhe nga ithtarët e pakësimit të shpenzimeve.
Presidenti amerikan Barak Obama i urdhëroi Qeverisë të kursejë 100 milionë dollarë nga buxheti në 90 ditët e ardhshme.
Me këtë nismë Obama dëshiron të tregojë se është i gatshëm t'u vendosë kufizime shpenzimeve shtetërore në momentin kur është kritikuar ashpër nga kundërshtarët politikë të Partisë republikane dhe nga ithtarët e pakësimit të shpenzimeve.
"Detyrë e jona është të bëjmë përpjekje për udhëheqje sa më efikase dhe çdo dollar nga obliguesit tatimorë të shpenzohet me maturi. Të gjithë anëtarët e Qeverisë deri më tani po përballen mirë, por duhet të investohen përpjekje akoma më të mëdha. Kërkova nga secili prej tyre të kursejë së paku nga 100 milionë dollarë, mjete plotësuese nga buxheti i Qeverisë", sqaroi Obama.
Minisrtat kanë afat prej 90 ditësh të tregojnë se si do të pakësohen shpenzimet.
Presidenti amerikan konfirmoi se gjatë javëve në vijim do të ndërpriten qindra programe, buxheti i të cilave do të rikahëzohet drejt shëndetësisë, arsimit, energjetikës dhe politikës së jashtme.
Ai theksoi se 100 milionë dollarë janë "pikë në det", por nëse veprohet në atë mënyrë, buxheti do të rritet dhe përpjekjet për kufizim të shpenzimeve do të japin rezultat.