E premte, 25.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Për filmin dramatik “Black Swan”, Natalie Portman ka fituar një “Golden Globe” si aktorja më e mirë dhe shumë vënë bast se shumë shpejt do të vijë edhe “Oskar”-i. Por nëse shtojmë këtu edhe faktin që aktorja izraelite do të na prezantohet së shpejti me katër filma të rinj, dyshimi se 2011 do të jetë viti i saj bëhet siguri.
Natalie Portman: Ēlironi anėn tuaj tė errėt








Të gjithë e mbajnë mend fytyrën e saj engjëllore kur ishte vetëm 12 vjeç në filmin “Leon”. Por vetëm interpretimi i saj në filmin “Black Swan” i ka treguar botës se ajo di të ecë shumë larg. Për filmin dramatik të Darren Aronofsky, Natalie Portman ka fituar një “Golden Globe” si aktorja më e mirë dhe shumë vënë bast se shumë shpejt do të vijë edhe “Oskar”-i. Por nëse shtojmë këtu edhe faktin që aktorja izraelite do të na prezantohet së shpejti me katër filma të rinj, dyshimi se 2011 do të jetë viti i saj bëhet siguri. Në 4 shkurt iu prezantua publikut me filmin dramatik “The ther woman”, në 18 prill do të shfaqet me “Your highness” dhe në gjashtë maj me “Thor”. Mjafton? Mikeshë e faqeve të shtypit ndërkombëtar ashtu si “ikona seksi” e parfumit “Miss Dior Cherie”.

Ndërsa në aspektin privat ka tërhequr vëmendjen me fëmijën që do të sjellë në jetë në verë me Benjamin Millepied, balerini i “New York city ballet”, të cilin e njohu pikërisht gjatë xhirimeve të filmit “Mjellma e zezë”. Filmi përshkruhet nga një sensualitet i lartë. Portamn aty luan rolin e Nina-s, balerinës në garë për të interpretuar si protagoniste në pjesën “Liqeni i mjellmave”. Por për ta arritur këtë duhet të impresionojë si me pastërtinë e mjellmës ashtu edhe me anën e saj të errët për t’i marrë rolin Lily-t, që interpretohet nga Mila Kuins. Të dyja në film janë provokuese si kurrë më parë.

Ju i ngjani më shumë një mjellme të bardhë apo të zezë?

E para është më e njohur, më e pastër. Ndërsa mjellma e zezë është më e errët, por përfaqëson artisten e vërtetë, gruan e lirë nga konformizmi dhe pritshmëria. Do thosha se ishte e pabesueshme ta interpretoje dhe pas këtij roli kam qenë shumë keq për një kohë të gjatë, pothuajse për një vit.

Studimet për psikologji në Harvard nuk ju ndihmuan?

Më ndihmojnë dhe ndikojnë në mënyrën për të parë njerëzit dhe për të menduar për personazhet.

Ku qëndron sekreti i suksesit?

Mund të bëhesh kërcimtare më e mirë, futbollist më i mirë, apo violinist vetëm nëse je i fiksuar për të punuar fort. Por gjithmonë ekziston dhe ana e errët e një pasioni, fiksimi që mund të jetë i pashëndetshëm dhe mund të manifestohet në forma të tjera.

Thuhet se ti pëlqen të luash vetëm rolet e vajzave të mira?

Nuk është e vërtetë. As që e mendoj se njerëzit janë të mirë apo të këqij. Unë mendoj se ka pak nga të dyja te çdo njeri.

Cassel interpreton burrin që u mëson grave si të joshin meshkujt dhe të jenë seksualisht tërheqëse...

Roli i tij është ai për t’i shtyrë gratë që të gjejnë kënaqësinë e tyre personale. Gruaja evoluon kur e gjen këtë çelës. Ja përse seksi ka kaq shumë rëndësi në këtë film.

Por si grua si u ndjeve kur një seks-simbol si ai të pyeti a të pëlqen seksi?

Shumë interesante. Është një mashkull shumë tërheqës, por nuk e kam menduar kurrë të bëj seks me të.

Çfarë ideje ke për joshjen?

Lidhet me pushtetin dhe është interesante të shohësh se çfarë po ndodh sot. Sot burrat nuk e dinë se çfarë duan nga gratë dhe e kundërta. Lidhja mes sekseve ka ndryshuar shumë, dhe gjithçka lidhet me pushtetin.

Që në moshën 17-vjeçare ju ishit një yll që kishit punuar me Luc Besson, Tim Burton dhe Woody Allen, pastaj latë gjithçka për universitetin.

Te filmi “Amici, amanti”, kam punuar me një aktore shumë të zonjën 25 vjeçe, Greta Gerwing: që gjatë xhirimeve më tha: “Nuk e kam problem të dal nudo në skenë, por jam vetvetja deri kur asnjë nuk më sheh si objekt dhe mendon se unë duhet të jem seksi. Për mua është njëlloj. Më parë ndihesha në siklet dhe fjalët e saj më bënë të kuptoja përse. Në moshën 12 vjeç tentova të transformohesha në një objekt dhe nuk desha më që kjo gjë të përsëritej. Nudoja është pjesë e jetës së përditshme, ndaj është e nevojshme edhe në ekran, por duhet të ketë kuptim për personazhin që të mos reduktohet në një objekt.

Mendon se mund të fitosh “Oscar” për interpretimin te filmi “Black Swan”?

Sigurisht që do të ishte një kënaqësi e madhe, sidomos për një film që ke dhënë shpirtin. Te “Black Swan” ne kemi vepruar kështu: kemi dhënë shpirtin.

Publikuar: 20.02.2011 | 12:37
Lexuar: 913 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime